Bota Botë e Çuditshme

Sindroma e Rapunzel, 14-vjeçares nga Selaniku i hiqen nga stomaku 700 gram flokë!

Një nga rastet më të rënda të një vajze me sindromën Rapunzel është hasur pak ditë më parë nga mjekët e klinikës “Agios Loukas” në Selanik, pasi u konstatua se 14-vjeçarja e dërguar në urgjencë kishte një masë të madhe flokësh me peshë 700 gram në stomakun e saj. Siç bën me dije shtypi grek ky lëmsh ose kjo masë është nga më të mëdhatë që janë gjetur dhe janë hequr në rastet e kësaj sindrome në të gjithë botën. Kirurgia pediatre dhe shefe e Departamentit të Kirurgjisë Pediatrike në klinikën “Agios Loukas”, Katerina Rammata, shprehet:

Hiroflema është masa e qimeve të patretura në traktin gastrointestinal pas ngrënies së tyre. Frekuenca në popullatën e përgjithshme varion nga 0,06% deri në 4%.

Sipas ekspertëve, vajza 14-vjeçare, e cila tashmë është shëruar dhe po merr mbështetje psikologjike, kishte të paktën 12 vite që hante flokët. Por gjithashtu, ajo hante edhe fije nga perdet në shtëpinë e saj si dhe pambuk nga pastruesit e veshëve , pa u vënë re nga prindërit e saj. Sindroma e Rapunzelit shfaqet nëntë herë më shpesh tek femrat sesa tek meshkujt dhe në këto raste 80% e rasteve gjenden kryesisht tek fëmijët apo adoleshentët.

Emërtimi klinik i sindromës është trikofagjia dhe mund të ketë pasoja fatale për pacientin. Si rezultat i paaftësisë së trupit të njeriut për të tretur çdo qime dhe sintetikën e tij, me kalimin e kohës qimet grumbullohen duke krijuar një masë të njohur si Trichobezoar e cila bllokohet brenda sistemit tretës. Operacioni është zakonisht i nevojshëm për të hequr këtë masë pasi, mund të shkaktojë shqetësime dhe pasoja të tjera kërcënuese.