Teksa mendohej se raporti mes Sindit dhe konkurrentit që jeton në Turqi, Muratit po forcohej çdo ditë e më shumë, bukuroshja ka treguar se ai e ka zhgënjyer.
Disa puntata më parë në “Për’puthen”, Sindi deklaroi se është vetëm për të në emision por duket se Murati është i pavendosur. Konkurrentja ka mbetur e zhgënjyer nga takimi i tij me hyrjen më të re në këtë spektakël, Gladiolën. Në takimin mes tyre, dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin duke u përqafuar dhe flirtuar gjatë gjithë kohës.
Kam sakrifikuar për një lidhje që ka qenë një gënjeshtër. Unë e konsideroja lidhje emocionale dhe mendoja se vërtetë kishim diçka që mes njëri-tjetrit ishte në progres, por në të vërtetë që provokimi i parë nga një femër e re, Murati i është dhënë. Mendoja se ishte mashkulli që i jepet një femre që i jep ndjenjat, jo gjënë fizike.