Gossip

Sindi e “Për’puthen” jep puthjen e parë, por kush ishte fatlumi?!

Programi “Për’puthen” në Top Channel po tërheq vëmendjen e publikut çdo ditë e më shumë. Jo vetëm përsa i përket takimeve po edhe historive personale të personazheve që janë tashmë pjesë e tij. Njëra nga vajzat, Sindi, që në prezantimin e saj të parë ka tërhequr vëmendjen me deklaratën se është e virgjër.

Gjithsesi mos përfshirja në jetën sociale, daljet me djem apo frekuentimi i lokaleve të natës është zgjedhje e saj të cilën kishte vendosur ta shtynte për pak më vonë, por mesa duket nuk e parashikoi “Shiko kush luan”.

Autorja Luana Vjollca ka publikuar promon e emisionit të sotëm ku Bora Zemani tregon se Sindi mori puthjen e parë por nuk zbulohet emri i djalit. “News31” ka mësuar se bëhet fjalë për Fatjonin. Tashmë dyshimet tona shkojnë se pse ajo zgjodhi Fatjonin dhe jo Mevlanin?!