Gossip

Sindi e Për’puthen do të dalë me fëmijë?! Ja deklarata e ish-konkurentes

Modelja tërheqëse, Margaret Shllaku, ka qenë një ndër konkurentet e Per’puthen të sezonit të parë. Ajo njihet prej sharmit të saj, karrierës ndërkombëtare në modeling, por edhe aftësitë e saj të komunikimit dhe të menduarit në publik.

E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo tha se Sindi do të dalë nga emisioni me fëmijë me Mevlanin, pasi “ka marrë shumë zjarr”, ndërsa po të njëjtin koment pati edhe për Anën 2.

Besoj se Sindi do dalë me fëmijë nga “PërPuthen, se ka marrë shumë zjarr me Mevlanin. Ose… ose Ana 2, sepse këto që bëjnë si më të pathyeshmet, thyhen më shpejt. Bëjnë sikur dashurohen, bëjnë lojëra fjalësh!

E pyetur se cilin nga djemtë në emision vlerëson më shumë, ajo u shpreh se do të zgjidhte Locon për një takim 4 minutësh në studio.

“E kam gjetur partnerin dhe nuk do isha pjesë e “Për’puthen2”, por besoj me Locon do të bëja një takim 4 minutësh. Partneri nuk bëhet xheloz, e shohim bashkë programin dhe e komentojmë së bashku. Ai do të zgjidhte Tean… (qesh).

Kujtojmë, se Margaret ka qenë shumë aktive në postimet e saj të fundit në rrjete sociale, me foto të zjarrta që kanë çmendur rrjetin dhe ende mbetet në mendjen e atyre fansave që e kanë parë në ekran.