Showbiz

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani bëhen prindër për herë të dytë!

Andrra Destani dhe këngëtari i njohur Sinan Hoxha janë zyrtarisht prindër të dy fëmijëve. Andrra ka sjellur në jetë djalin e dytë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo përmes një postimi në Instagram. Bukuroshja ka postuar një foto në Instastory të bebushit pa i zbuluar fytyrën.

E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot.

Këngëtari Sinan Hoxha ende nuk ka bërë ende asnjë reagim për ardhjen në jetë të vogëlushit. Kujtojmë se fillimisht çifti i njohur e mohuan lajmin e shtatzënisë së dytë por më pas në dhjetor, gjatë festave të fundvitit, Andrra tregoi se ishte sërish shtatzënë dhe madje zbuloi gjininë e bebushit. Rikujtojmë, se djali i parë i Andrrës dhe Sinanit, quhet Ansi dhe ka lindur në maj të 2016-tës.