Health & Beauty

Simptomat “flasin”, si ta kuptoni që veshka juaj nuk po funksionon!

Dështimi i veshkave është gjendje në të cilën të dyja veshkat pushojnë funksionin. Tensioni i lartë i gjakut, ngritja e nivelit të kolesterinës, diabeti dhe gurët në veshka munden me kalimin e kohës të shkaktojnë dështimin e veshkave. Me sëmundjen kronike të veshkave mund të funksionojë edhe ndihma mjekësore dhe rrallë kalojnë në dështim, mirëpo edhe kjo gjendje mund të çojë deri në vdekje me shkatërrimin e sistemit kardiovaskular dhe me shtimin e rrezikut nga sulmi në zemër.

Simptoma kryesore e dështimit të veshkave është shfaqja e gjakut në urinë, si edhe lodhja konstante, nyjat e ënjtura, humbja e frymës dhe krupa. Mirëpo, kontrolli i ndryshimit të urinës është forma më e mirë që me kohë të zbuloni sëmundjen e veshkave. Nëse urinoni më shpesh se zakonisht, urina ka ngjyrë më të errët dhe ka aromë të pakëndshme, menjëherë shkoni te mjeku. Numri i të sëmurëve nga sëmundjet e rënda të veshkave dukshëm është shtuar në dhjetë vjetët e kaluar, më së shumti i sulmon personat midis moshës 65 dhe 74 vjeç dhe më shpesh meshkujt se femrat.

Ndërkaq, lëngu i lakrës së kuqe është i jashtëzakonshëm për organizmin. Ai është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin, luftojnë sëmundjet dhe mbrojnë organet prej tyre. Lakra e kuqe është një nga burimet më të mrekullueshme të vitaminës C, që ndikon pozitivisht për shumë funksione në organizëm.

Një gjysëm gote uji me lëngun e lakrës së kuqe përmban 150 miligramë vitaminë C, që është edhe 100% e nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë. Në të njëjtën sasi mund të merrni 650 miligramë kalium që përbën 14% të dozës së rekomanduar ditore dhe 102 mikrogramë të vitaminës K, që përbën 85% të nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë.