Health & Beauty Lifestyle

Simptoma më e bezdisshme gjatë një ftohjeje është kolla, arsyeja përse përkeqësohet gjatë natës!

Jemi zyrtarisht në sezonin e ftohjeve dhe viruseve që qarkullojnë kudo, por janë edhe disa sëmundje që mund të merrni për shkak të të ftohtit. I ftohti dobëson trupin, gjë që pengon sistemin tuaj të imunitetit të luftojë kundër sëmundjeve dhe të funksionojë normalisht. Ndryshimet e papritura të temperaturës shkaktojnë stres për trupin dhe ai duhet të “punojë” më shumë për të ruajtur temperaturën e tij konstante. Hulumtimet kanë treguar që kjo rrit shfaqjen e mpiksjes së gjakut gjatë dimrit.

Ndërkaq, kollitja është një simptomë e zakonshme që hasim gjatë një ftohjeje dhe një nga më të bezdisshmet. Trajtimi kërkon natyrshëm shumë pije të nxehta, por edhe pushim. Por zakonisht kolla përkeqësohet në mbrëmje, si pasojë e së cilës nuk mund të flemë sa duhet. Pse përkeqësohet më shumë gjatë natës? Graviteti mendohet të jetë faktori kryesor që e përkeqëson kollën gjatë natës. Dr.Mitchell Blass thotë:

Kur shtrihemi, mukusi automatikisht fillon të krijohet në fyt. Mbajeni jastëkun sipër kur të shtriheni që koha të jetë më lart. Do të ndihmojë në parandalimin e grumbullimit të mukusit në pjesën e pasme të fytit. Nëse në dhomën ku flemë ambienti është i thatë, atëherë kolla përkeqësohet. Në këtë rast mund të përdorni një dehumidifikues për të rikthyer lagështinë në nivele të mira dhe për të lehtësuar frymëmarrjen. Kur e kemi të vështirë të marrim frymë me hundë për shkak të kongjestionit të hundës, atëherë detyrimisht gjatë gjumit tonë frymëmarrja bëhet përmes gojës, duke sjellë si pasojë tharjen e laringut dhe rrjedhimisht acarimin e zonës.

Periudha e dimrit është e njohur për viruse dhe ftohje të shumta, ndërsa imuniteti ynë është më i dobët. Marrja e vitaminave është e domosdoshme për ta mbrojtur shëndetin dhe për të forcuar imunitetin. Një ndër ushqimet më të shëndetshme, ngrënia e të cilit rekomandohet në ditët e ftohta të dimrit, është lakra. Kjo perime përmban nivel të lartë vitaminash C dhe B si dhe antioksidantë të fuqishëm.