Simone Biles ka qenë një nga të ftuarat e “Met Gala 2021”. 24- vjeçarja ka arritur mjaft sukses edhe në fushën e gjimanstikës nga talenti dhe profesioni i saj si gjimnaste. Ajo fitoi një medalje të bronztë në ‘Lojërat Olipike Tokio 2021’, në trarin e ekulibrit. Së fundmi ajo është integruar edhe në botën e artit dhe të muzikës. Kujtojmë se ajo ka qenë një nga të ftuarat speciale edhe ne “MTV Video Music Award 2021”.
Gjatë kalimit të saj në tapetin e kuq mbrëmjen e kaluar, ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Arsyeja e vetme ka qenë fustani i saj. Një fustan tre-në-një, i frymëzuar nga qielli i natës dhe i stiluar nga Beckett Fogg dhe Piotrek Panszczyk nga Area. Stili i saj i veçantë përfshinte një mace të zezë të zbukuruar me yje dhe i gjithë fustani i mbuluar me kristale të pafundme Swarovski.
Pavarësisht se ai ishte mjaft i veçantë në pamje të parë ajo çfarë e bënte interesant ishte një tjetër fakt. Arsyeja më e çuditshme ishte se fustani peshonte afërsisht 40 kilogramë. Krijimi i atij fustani thjesht mund të ketë qenë një maratonë për realizimin e tij në nivel olimpik. Panszczyk është shprehur se mbi 100 njerëz kanë punuar për 6650 orë për të krijuar pjesët, të cilat u përfunduan rreth orës 4 të mëngjesit, një natë para shfaqjes së madhe, i cili kërkoi më shumë se 5200 metra zinxhirë kristali për t’u krijuar.
Kur u pyet në lidhje me fustanin gjimnastja u shpreh se:
Si ndihem me këtë veshje? Është padyshim e rëndë, por ndihem e bukur, e fortë dhe e fuqizuar. Unë personalisht nuk mendoj se veshja e askujt do të jetë më e mirë se e imja.
Stili i veshjes i gjithi me kristal gjithashtu përmbante elementë me pupla, të frymëzuar nga aktorja e njohur Josephine Baker, e cila ishte gruaja e parë me ngjyrë që luajti në një film të rëndësishëm. Por kjo nuk ishte e vetmja e ftuar e cila spikati me veshjen e saj. Shumica e të famshmve arritën që të shkëlqenin me look-un e tyre.