Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Simbolizojnë vjeshtën, ja çfarë duhet të dini për gështenjat dhe vlerat e tyre…

Gështenjat mund të hahen të gjalla, të pjekura, të bluara në miell ose të përziera në pasta. Ata rriten në pemë të gjinisë Castanea dhe shumë specie në këtë grup mund të jetojnë për 500 vjet ose më shumë. Ekzistojnë katër lloje kryesore të pemës së gështenjës: gështenja kineze, gështenja japoneze, gështenja evropiane dhe gështenja amerikane.

Pema e gështenjës amerikane dikur ishte e zakonshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara lindore, por ajo pothuajse u zhduk nga një infektim kërpudhash në fillim të viteve 1900. Gështenja evropiane, Castanea sativa, është më e zakonshme dhe ofron shumicën e gështenjave të shitura në dyqanet ushqimore sot.

Në 100 gram gështenja gjenden rreth 40 gram ujë, 40 karbohidrate komplekse, 5 gr yndyrna të shëndetshme, 4 proteina bimore dhe 7 fibra. Gështenjat përmbajnë gjithashtu vitamina E dhe B, dhe minerale të tilla si kalium, fosfor, kalcium, magnez, natrium, hekur dhe zink.

Përfitimet shëndetësore

Gështenjat janë të pasura me vitaminë C, gjë që i bën ato unike në mesin e arrave. Në fakt, gjysmë filxhani me gështenja të papërpunuara ju jep 35 deri në 45 për qind të konsumit tuaj ditor të vitaminës C.

Gështenjat humbasin një pjesë të vitaminës C të tyre nëse i zieni ose i pjekni, por gjithsesi kanë diku nga 15 deri në 20 për qind të konsumit tuaj ditor për këtë vitaminë të shëndetshme. Për të mbajtur më shumë vitaminë C në gështenja gjatë gatimit, mund t’i pjekni në temperatura më të ulëta ose të përdorni një dehidratues ushqimi për t’i tharë.

Gështenjat mbeten një burim i mirë i antioksidantëve, edhe pas gatimit. Ato janë të pasura me acid galik dhe acid elagjik, dy antioksidantë që rriten në përqendrim kur gatuhen.

Mbështet shëndetin e zemrës

Antioksidantët dhe mineralet si magnezi dhe kaliumi ndihmojnë në uljen e rrezikut të problemeve kardiovaskulare, të tilla si sëmundjet e zemrës ose goditjet në tru. Gështenjat janë një burim i mirë i këtyre lëndëve ushqyese dhe mund të ndihmojnë në rritjen e shëndetit të zemrës.

Përmirësimi i tretjes

Gështenjat gjithashtu mund të ndihmojnë në përmirësimin e tretjes. Janë një burim i mirë i fibrave, të cilat ju ndihmojnë të jeni të rregullt dhe mbështet rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrët tuaja. Gështenjat janë gjithashtu pa gluten, gjë që i bën ato një zgjedhje të shëndetshme për njerëzit me sëmundje Celiake shkruan Nourish.

Diabeti

Njerëzit me diabet mund të përfitojnë nga ngrënia e gështenjave: karbohidratet e tyre komplekse thithen ngadalë, duke shmangur rritjen e insulinës në gjak.

Aminoacidet

Proteina bimore e gështenjave përmban të gjitha aminoacidet thelbësore dhe kjo është një ndihmë e madhe për njerëzit që ndjekin një dietë vegane dhe për sportistët.

Hipertensioni

Duke qenë të ulëta në natrium dhe të pasura me kalium, gështenjat janë të shkëlqyera për ata që vuajnë nga hipertensioni. Ato janë gjithashtu të dobishme për të luftuar mbajtjen e lëngjeve.