Celebrities Lajmet e fundit Sport

Silvinjo humb njeriun e shtrenjtë, niset menjëherë për në Brazil!

Trajneri i kombëtares sonë , Silvinjo, ka humbur një nga personat më të dashur të jetës së tij, nënën e tij.
Pas këtij lajmi ai është nisur menjëherë drejt Brazilit për të qëndruar pranë familjes në këtë moment të vështirë.
Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një mesazhi të publikuar nga presidenti Armand Duka, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Duka ka theksuar:

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinjo. Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinjo ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinjos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta. U prehtë në paqe

Si lojtar, Silvinjo ka pasur një karrierë të suksesshme në klube si Corinthians, Barcelona, dhe Arsenal. Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, ai ka kaluar në rolin e trajnerit, duke punuar në skuadra të ndryshme në Brazil dhe Evropë. Pjesë e stafit të trajnerëve të Kombëtares shqiptare që nga vitit 2021, Silvinjo ka kontribuar në zhvillimin dhe përmirësimin e performancës së ekipit tonë kombëtar. Ne i shprehim ngushëllimet më të përzemërta!