Bota

“Sikur janë të dashur”/Rrjeti zien pas fotove ‘pasionante’ mes Emmanuel Macron dhe ministres së Sportit!

Interneti po vlon rreth fotove të sikletshme që tregojnë presidentin francez Emmanuel Macron duke ndarë një puthje me Ministren franceze të Sportit gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024, me disa që e krahasojnë me një skenë dashurie. Fotot e Macron duke puthur ministren e tij Amelie Oudéa-Castéra janë bërë virale në mediat sociale

Oudéa-Castéra, 46 vjeç, shihet gjithashtu duke e puthur Macron në qafë. Gabriel Attal, Kryeministri i Francës, mund të shihet duke shikuar nga ana tjetër ndërsa Oudéa-Castéra përqafoi presidentin francez.

Përqafimi dhe puthja që shkëmbyen po konsiderohet nga publiku si tepër pasiononte, sikur të ishin të dashur. Fotoja tregon Macron, i cili kap krahun e ministres dhe afrohet ta puthë, ndërsa kjo e fundit njërën dorë vendos tek krahu i Macron dhe tjetrën rreth qafës së tij, ndërsa e puth në faqe. Kjo puthje ka ngjallur reagime të shumta, ku shumë njerëz e kanë quajtur si të turpshme dhe të papërshtatshme.

Fotoja u bë një temë e madhe diskutimi në mediat sociale pasi revista franceze Madame Figaro e publikoi atë e para. Ajo e quajti puthjen “të çuditshme” dhe pretendoi se Oudéa-Castéra-s i pëlqen të tërheqë vëmendje. Macron e emëroi Oudéa-Castéra si ministre të Arsimit të Francës në janar, por e hoqi atë nga posti pas më pak se një muaji pas zbulimeve se ajo i kishte arsimuar fëmijët e saj në shkolla private luksoze dhe bëri komente përçmuese për shkollat ​​publike ku ajo jetonte.