Showbiz

Sidrit Bejleri bëhet baba për herë të tretë

Këngëtari shumë i dashur i publikut shqiptar Sidrit Bejleri ditën e djeshme është bërë baba për herë të tretë.

Bashkëshortja e tij solli në jetë një vajzë dhe foto e parë e dorës së saj është bërë publike. Vetë Sidriti ka publikuar një foto ku njofton miqtë e tij dhe të gjithë ndjekësit për këtë bekim.

Në foton ku shfaqet dora e vogëlushes ai shkruan: “Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të çmuar nga Krijuesi. Mirë se erdhe mes nesh zemra jonë më e vogël. Falenderimet për Zotin e Gjithësisë!”

Kjo foto kaq e ëmbël ka marrë mijëra urime nga publiku dhe artistë të tjerë kolegë. Kujtojmë se Sidrit Bejleri ka edhe një djalë me emrin Amad dhe një vajzë e cila quhet Emel.