Health & Beauty

SIDA mund të zhduket deri në vitin 2030!

SIDA ka të ngjarë të zhduket deri në vitin 2030 nëse vendet tregojnë vullnetin politik për të investuar në parandalimin dhe trajtimin dhe të miratojnë ligje jodiskriminuese, sipas një raporti nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Në vitin 2022, rreth 39 milionë njerëz në mbarë botën jetonin me HIV. UNAIDS në një raport të publikuar së fundmi tha se:

Ne kemi një zgjidhje nëse ndjekim shembullin e vendeve që janë angazhuar duke vënë njerëzit në radhë të parë dhe për të investuar në programe të bazuara në prova për parandalimin dhe trajtimin e HIV.

Një përgjigje efektive ndaj HIV-it do të ishte miratimi i ligjeve jodiskriminuese dhe forcimi i rrjeteve të komunitetit, ndër nisma të tjera. Njerëzit me HIV në shumë vende përballen me diskriminim dhe dhunë. Raporti thekson:

Përparimi ka qenë më i fortë në vendet dhe rajonet me investimet më të mëdha financiare, si Afrika lindore dhe jugore, ku infeksionet e reja me HIV kanë rënë me 57% që nga viti 2010.

Megjithatë, një rritje e mprehtë e infeksioneve të reja është regjistruar në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, si dhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Këto tendenca janë kryesisht për shkak të mungesës së shërbimeve të parandalimit të HIV-it për popullatat e margjinalizuara dhe kyçe dhe barrierave të paraqitura nga ligjet ndëshkuese dhe diskriminimi social.

Vitin e kaluar, 1.3 milionë njerëz u infektuan me HIV dhe 630,000 ndërruan jetë.