Sport

Siç nuk e keni parë më parë, boksierja algjeriane Imane Khelif shfaqet ndryshe jashtë ringut!

Boksierja Imane Khelif, fituesja e medaljes së artë olimpike për Algjerinë në Lojërat Olimpike në Paris, ka treguar në Instagram se si duket jashtë ringut. Gjatë gjithë turneut olimpik, por edhe më parë, ajo ka qenë kryefjalë në “Paris 2024” pasi u akuzua se është burrë.

Khelif ishte një nga dy boksieret në qendër të një polemike gjinore në Lojërat Olimpike në Paris dhe turneun e përfundoi me një fitore të përgjithshme në kategorinë deri në 66 kilogramë. Në finalen e saj, ajo mposhti kinezen Liu Yang me vendim të njëzëshëm të gjyqtarëve. Këto Lojëra Olimpike i sollën asaj një vëmendje të madhe nga publiku.

Komiteti Olimpik e lejoi atë të garonte në turneun e femrave, edhe pse vitin e kaluar, së bashku me Lin Yu-Ting nga Tajvani, fituesen e medaljes së artë olimpike në kategorinë e peshës së lehtë, ajo mori ndalesën për të garuar në Kampionatin Botëror nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA). Kjo ndalesë u bë me arsyetimin se testet e ADN-së treguan që ato kanë kromozome XY dhe nivele të larta të testosteronit. Për këtë arsye, shumë njerëz e akuzuan atë se është në fakt një burrë.

Megjithatë, pasi IBA nuk e menaxhon garën olimpike të boksit në Paris, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik konfirmoi se është i kënaqur që të dyja boksieret mund të garojnë sipas rregullave më pak të rrepta për përshtatshmërinë gjinore që ishin në fuqi për Lojërat e Tokios në 2021. Shumë njerëz janë habitur dhe kanë ngritur pyetje se si është e mundur që Khelif të garojë në turneun e femrave. Shumë janë shprehur për pabarazinë në fuqinë mes saj dhe kundërshtareve të saj, duke harruar dy gjëra. Ajo tashmë ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio, ku pas fitores në ndeshjen e parë, u mposht në çerekfinale

Ajo gjithashtu ka luftuar në ndeshje profesionale me një rekord që nuk ngjall shumë frikë. Ajo nuk ka humbur që nga viti 2022, por ka humbur gjithsej nëntë ndeshje. Tani, disa ditë pasi është bërë heroinë e Algjerisë, Khelif ka treguar edhe anën tjetër të saj, atë jashtë botës së boksit. Në profilin e saj në Instagram, i cili ndiqet nga 2.1 milionë njerëz, ajo publikoi disa pamje ku dukej ndryshe dhe më elegante se zakonisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beauty code (@beauty.code.officiel)