Saweetie bëri një paraqitje legjendare teksa u shfaq në eventin Dolce & Gabbana në Venecia të hënën në mbrëmje. Reperja, 28 vjeçe dukej magjepsëse veshur me një fustan sateni në ngjyrë të gjelbërt të errët.
Ylli amerikan pozoi për paparacët ndërsa përgatitej të hipte në një taksi nga Hoteli Excelsior në qytetin italian Reperja mbante dorën e saj para fustanit mini për t’u siguruar që nuk do të ndodhte ndonjë incident i pakëndshëm.
Saweetie mbante flokët e saj bjonde të stiluar bukur me një topuz të lartë dhe fija të dredhur përpara.
Së fundmi, kujtojmë se reperja shkëlqeu në Itali në një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës të Dolce & Gabbana e cila u mbajt në Venecia këtë fundjavë. Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana prezantuan koleksionin e tyre më të fundit ‘Alta Moda’. Të famshëm jo vetëm nga bota e muzikës shkëlqyen me veshjet e tyre unike dhe mjaft të veçanta dhe Saweetie ishte një nga yjet që dominuan në këtë event!