Sociale

Si u duket e ardhmja shqiptarëve pas rezultatit të zgjedhjeve?!

Pas një fushate elektorale intensive që u shoqërua me problematika të shumta e që gjithashtu u zhvillua në kushte mjaft të vështira pandemie, dita ku shqiptarët do të vendosnin erdhi! 25 Prilli kaloi mjaft qetësisht dhe më shumë se gjysma e shqiptarëve morën pjesë në votime duke shfrytëzuar të drejtën e tyre.

Rreth 48 orë më vonë, fitues nga zgjedhjet e së Dielës u shpall Partia Socialiste me 74 mandate duke lënë pas aleatin kryesor, Partinë Demokratike me 59 mandate e pas tij vjen LSI me 5 mandate dhe PSD 3 të tilla. Për edhe 4 vite të tjera në krye të qeverisë do të jetë Kryeministri Edi Rama i cili arriti të sigurojë mandatin e tretë. Menjëherë më pas, ai iu drejtua Parlamentetit nga ku kanë nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, me pretendimin se ai ka ndërhyrë në zgjedhjet e 25 Prillit duke shkelur kështu postin e tij.

Teksa ende Shqipëria është në një gjendje të paqartë dhe kaotike, Top Albania Radio ka hapur një sondazh ku pyet publikun se si e shohin të ardhmen pas rezultatit të zgjedhjeve. A është ajo e tmerrshme, e bukur apo ende nuk e kanë të qartë?!

Rezultatin e këtij sondazhi e gjeni në foton e mëposhtme!