Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka vdekur në moshën 96 vjeçare. Lajmi është konfirmuar përmes një deklarate zyrtare nga Pallati Buckingham. Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shëndeti i saj u përkeqësua më herët këtë të enjte.
Njihuni me disa momente të jetës së saj, duke parë edhe si duket mbretëresha Elizabeth II që nga viti i parë i jetës, adoleshenca, marrja e detyrës në udhëheqje të Mbretërisë së Bashkuar dhe deri në momentet e fundit të jetës.