Health & Beauty Lifestyle

Si trajtohet inflamacioni i muskujve dhe cilat janë simptomat!

Dhimbja e muskujve mund të shkaktohet nga lëndimet, sëmundjet infektive ose nga probleme të tjera shëndetësore. Mund të jetë e përkohshme ose kronike. Intensiteti i saj ndryshon nga personi në person. Njerëzit të cilët nuk merren me aktivitete fizike shpesh ndiejnë dhimbje në muskuj në ditët e para. Më shpesh, është dhimbje me fillim të vonuar, e cila zakonisht ndodh 6 deri në 12 orë pas stërvitjes dhe mund të zgjasë deri në 48 orë. Gjatë kësaj periudhe, ju mund të ndjeni dhimbje ndërsa muskujt tuaj rikuperohen.

Simptomat janë inflamacion i muskujve, ngërçe muskulore, spazma muskulore, dhimbje në kyçe. Merrni ndihmë mjekësore nëse keni ethe, dhimbje gjoksi, dobësi muskulore, mpirje, humbje të kontrollit të fshikëzës ose dhimbje të përkeqësuara. Shkaqet janë sëmundjet autoimune, infeksionet virale dhe bakteriale, ilaçet dhe terapitë si statinat për të ndihmuar në uljen e niveleve të kolesterolit, frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACE) për hipertensionin si dhe kimioterapia dhe radioterapia.

Medikamentet mund të shkaktojnë miozit dhe të shkaktojnë receptorët e dhimbjes në muskuj, çrregullimet neuromuskulare si atrofia muskulare kurrizore, myasthenia gravis (MG), distrofia muskulare Duchenne, skleroza laterale amiotrofike dhe djendje të tjera mjekësore. Testet e gjakut mund të ndihmojnë në përcaktimin e niveleve të enzimave, hormoneve dhe elektroliteve dhe të kontrollojnë për shenja infeksioni. Elektromiografia mund të matë aktivitetin elektrik në nerva e muskuj dhe të vlerësojë funksionin e nervave e muskujve.

Dhimbjet e përkohshme të muskujve zakonisht mund të lehtësohen duke pushuar, qëndruar shtrirë ose duke marrë qetësues. Pushoni dhe ngrini zonën e prekur për të reduktuar tendosjen. Aplikoni një kompresë të ftohtë për të lehtësuar inflamacionin dhe një kompresë të ngrohtë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në muskujt e lënduar. Bëni dush ose banjë të ngrohtë për të relaksuar muskujt. Provoni gjithashtu terapi plotësuese, si masazh, akupunkturë dhe meditim.