Këngëtarja e njohur në të gjithë botën Dua Lipa ka pozuar së fundmi në një foto me legjendën e Liverpool-it dhe duket se ka një mesazh për fansat. Kënga hit e yllit të popit, ‘One Kiss’ është bërë e preferuara e fansave, pasi është luajtur disa herë para dhe pas ndeshjeve të Liverpool-it. Kënga u luajt pas bilbilit final të fitores gjysmëfinale të Kupës FA të Reds kundër Manchester City në stadiumin Wembley, si dhe pas fitores së ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League kundër Villarreal në Anfield në fillim të kësaj jave.
Ishte në vitin 2018 kur Dua Lipa kishte për herë të parë një lidhje me Liverpool-in. 26-vjeçarja performoi në finalen e Champions League mes kuqezinjve dhe Real Madridit, të cilin ky i fundit e fitoi 3-1 në Kiev, ku performoi atë këngë. Që atëherë, hiti i Dua Lipës është kthyer në kult në mesin e shumë tifozëve të klubit, ndoshta jo më shumë se këtë sezon. Me Liverpoolin që shkon drejt një katërfishimi të paprecedentë, skuadra e Jurgen Klopp po kërkon të bëjë histori me më shumë sukses dhe arritje.
Të premten në mbrëmje, Dua Lipa performoi në një koncert në M&S Bank Arena në Liverpool, ku u takua në prapaskenë me legjendën Jamie Carragher. Duke pozuar për një foto përkrah këngëtares dhe babait të saj. Kishte edhe një fanellë të shtëpisë së Liverpool-it, e cila kishte të printuar ‘Lipa 1’ në anën e pasme për të njoftuar ‘nënshkrimin’ e ri! Jo vetëm kaq, gjatë koncertit Dua Lipa performoi këngën ‘One Kiss’ dhe dërgoi një mesazh për të gjithë fansat e Liverpool-it. Këngëtarja tha se kënga tani është ‘himni jozyrtar’ për Liverpool-in përpara se të lëshonte tullumbace bardh e kuq në arenë.