Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Si t’i mbuloni thinjat me një veprim të vetëm, aktorja Salma Hayek zbulon sekretin!

Aktorja Salma Hayek ka zbuluar së fundmi trukun me të cilin mbulon thinjat. Hayek është konsideruar gjithmonë si një nga femrat më të bukura të Hollywoodit. Në fund të dekadës së saj të gjashtë, Salma krenohet me moshën e saj. Edhe pse shumë ia atribuuan aktores se iu nënshtrua operacioneve estetike dhe trajtimeve të ndryshme, meksikania e famshme në një rast i vuri pikën komenteve dashakeqëse.

Ajo ka publikuar një foto krejtësisht natyrale në të cilën vihet re çdo rrudhë dhe flokë të thinjur. Gjithashtu aktorja vendosi të zbulojë trukun se si i mbulon thinjat. Në videon që ka publikuar në profilin e saj në Instagram, Salma Hayek shpjegon sesi i zhduken thinjat në pak minuta kur nuk ka kohë të shkojë në parukeri. “Gjithçka që ju nevojitet është maskara e zezë. Kur i bëj vetë flokët, i lyej me maskara”,-tregon Salma.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Salma Hayek Pinault (@salmahayek)

Ndërkaq, shfaqja e thinjave është një fenomen i zakonshëm natyror që shfaqet në mosha të caktuara, më shpesh pas të tridhjetave. Flokët e thinjura lidhen kryesisht me plakjen, por humbja e pigmentit në flokë nuk lidhet ekskluzivisht me moshën. Së fundmi shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar mekanizmin pas flokëve të thinjura, i cili mund të ndihmojë në zhvillimin e një trajtimi për të ndryshuar qelizat për të rikthyer ose ndaluar procesin.

Është normale që pas disa vitesh të kemi gjithnjë e më shumë flokë të thinjura të cilat gjithashtu bëhen më të hollë dhe më të rrallë. Nëse doni që thinjat mos të duken, aplikoni xhel për vetullat në rrënjën e flokëve. Parukieri Matt Newman nga Nju Jorku rekomandon xhelin si një produkt të pazakontë që do të fshehë rrënjët gri dhe do t’i bëjë flokët më të plotë.