Artikujt ushqimorë pranverorë janë me bollëk në tryezat e shtëpive tona, por duhet të kujdeseni që të mos përfundojnë në koshin e plehrave. E gjitha që duhet të bëni, për shembull me majdanozin, është që ta vendosni në një gotë me ujë. Bimët e erëzave të freskëta që kanë strukturë të butë, si majdanozi gjithmonë ruajini në frigorifer në një gotë. Në këtë mënyrë do të zgjasin më shumë, sepse nuk do të vyshken shpejt.
Në të njëjtën mënyrë disa ruajnë qepën, e lënë në ujë aq sa mbetjet e rrënjëve të jenë nën ujë. Bimët drunore të erëzave si rozmarina ruhen në mënyrë tjetër. Ato duhet t’i mbështillni në fletë letre të njomur, t’i lini ashtu në qese dhe t’i mbyllni. Në rast se keni blerë shumë erëza të freskëta dhe e dini që do të prishen, thjesht vendosini në frigorifer në ngrirje. Grijini, vendosini në një enë e cila shërben për të bërë kube akulli dhe në to nxirrni ujë.
Kur erëza e caktuar ju nevojitet, nxirrni një ose dy kube dhe vendosini në tenxhere. Atë që tepron mund ta ruani, ta vendosni në një kavanoz dhe t’i nxirrni vaj ulliri apo ndonjë vaj tjetër. Më vonë, sipas nevojës, i vendosni në gjellë. Sa i përket sallatës jeshile, nëse e doni sa më të freskët lajeni fletë për fletë, thajeni me peshqir dhe mbylleni hermetikisht në një enë.