Jeta është plot me kënaqësi të vogla dhe mbështjellja me një peshqir të butë e të pastër është një prej tyre. Asgjë nuk e tejkalon ndjesinë e freskisë sapo dilni nga dushi dhe mbështillni veten me një pëlhurë që mban një aromë të mirë dhe njëherësh është e butë për trupin dhe fytyrën tuaj.
Por, çfarë të bëni që peshqirët mos të mbajnë erë myku, por të jenë të butë dhe me aromë të freskët në çdo kohë? Ja gjashtë gjërat që duhet të bëni:
#1 Ndiqni një rutinë të rregullt larjeje
Pastrimi i rregullt është thelbësor për të mbajtur peshqirët me erë të freskët. Lajini pas çdo tre deri në katër përdorimeve për të parandaluar aromat jo të këndshme dhe përdorni gjithmonë pak zbutës.
#2 Thajini siç duhet
Me larjen e duhur vjen edhe tharja e duhur. Kur koha është e ngrohtë, idealja është që peshqirët t’i thani në diell, që ato të marrin ndjesinë e freskisë që nuk ngjan aspak me tharjen e ashpër që bën lavatriçja. Dielli dhe rrezet UV vrasin bakteret dhe mikrobet që mund të shkaktojnë aromë të keqe. Nëse nuk keni hapësirë në banjë, të paktën vendosini të varur peshqirët dhe larg njëri-tjetrit.
#3 Shtoni uthull ose sodë buke gjatë larjes
Një truk i vjetër, por edhe pa shumë kosto financiare është të shtoni pak uthull gjatë ciklit të larjes. Lani peshqirët me uthull ose sodë buke për të hequr mykun, si edhe për t’i zbutur disi sepse ato duken të ngurtë pasi nxirren nga lavatriçja.
#4 Mos e mbushni shumë lavatriçen
Që peshqirët të jenë më të pastër, të thahen më shpejt dhe të kenë aromë të mirë, lajini gjithmonë me pak rroba në lavatriçe. Nëse e mbingarkoni, detergjenti nuk do të shpërndahet në mënyrë të barabartë pasi nuk ka hapësirë të mjaftueshme që peshqirët tuaj të lëvizin gjatë larjes.
#5 Përdorni një aromë natyrale
Ekspertët thonë se është më mirë të hiqni dorë nga zbutësit e rrobave kur bëhet fjalë për t’i mbajtur peshqirët me aromë të freskët. Por, nëse doni t’u jepni atyre një aromë më të ëmbël, pse të mos provoni disa pika vaji esencial?
#6 Sistemojini në një vend të hapur
Nëse peshqirët janë të pastër, ata mund të marrin erë të keqe nëse mbahen në një vend të ngushtë apo dollap rrobash të mbyllur. Bakteret lulëzojnë në zona me lagështi dhe pa ajër, ndaj kujdesuni që t’i mbani në një vend të hapur dhe të ajrosur mirë.