Qerpikët e gjatë dhe voluminoz janë dëshira e shumë grave. Për të arritur këtë, është e rëndësishme të kujdeseni për ta. Ja disa mënyra për t’i mbajtur qerpikët tuaj të shëndetshëm:
Aplikoni vaj kastori
Përdorni vajin e kastorit çdo mbrëmje pas pastrimit të fytyrës. Ai nuk ka efekte anësore dhe ndihmon në forcimin e qerpikëve. Thjesht aplikoni me një pambuk.
Produkti i duhur për sytë
Përdorimi i produkteve të duhur për sytë është thelbësor. Shmangni largimin e shpejtë të grimit, pasi kjo mund të dëmtojë qerpikët.
Kthyesja e qerpikëve
Kthyesja është një mjet i shkëlqyer për të arritur qerpikë të gjatë dhe të kthyer. Përdoreni para aplikimit të rimelit për rezultate më të mira.
Rimeli
Rimeli është aleati juaj për qerpikë më të gjatë. Aplikoni një herë, prisni pak dhe pastaj aplikoni një shtresë tjetër për të rritur volumin dhe gjatësi.
Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të arrini qerpikë të shëndetshëm dhe të bukur, që do t’ju japin pamje tërheqëse.