Health & Beauty

Si të zgjidhni syzet perfekte sipas formës së fytyrës suaj

Të gjithë e kemi problem të vendosim syze dhe më larg kësaj zgjedhjeje na mban fakti që mendojmë se nuk do të na shkojnë me fytyrën.

Një sondazh zbuloi se mbajtja e syzeve ju bën të dukeni 75% më tërheqës ndaj seksit të kundërt. A dëshironi të blini një palë syze të reja, por shqetësoheni se zgjedhja e një forme të gabuar mund t’ju bëjë të dukeni keq?

Ndoshta keni lexuar udhëzimet e gabuara se si të gjeni formën e duhur të syve që i përshtaten fytyrës suaj. Mos u shqetësoni sepse në këtë artikull do të gjeni udhëzimet e duhura për syzet që ju shkojnë më shumë me pamjen tuaj.

Në thelb ekzistojnë gjashtë forma të fytyrës: e zgjatur, ovale, zemër, katrore, e rrumbullakët dhe diamant. Me vetëm një vështrim me detaje në pasqyrë, ju mund të përcaktoni formën e fytyrës suaj.

Forma e zgjatur

Përdorni skelete të mëdhaja dhe të gjera me vija të qarta.

Zemër

Syzet që theksojnë vijën e nofullës, si Aviatorët.

Katrore

Skelete të ngushta ovale ose drejtkëndëshe me buzë të rrumbullakosura.

Ovale

Përdorni skelete që janë më të trasha në pjesën e sipërme sesa në pjesën e poshtme.

E rrumbullakët

Syze katrore ose drejtkëndëshe me cepa të mprehtë.

Diamant

Përdorni skelete me buzë të rrumbullakosura që nuk janë më të gjera se faqet tuaja.