Gossip Showbiz

Si të visheni me rrobat e të dashurit pa patur asnjë kompleks… shihni Lori Harvey-n!

Mashkulli më seksi i 2020-tës, Michael B. Jordan, para një viti konfirmoi lidhjen e shumëpërfolur me modelen Lori Harvey dhe duket se gjërat mes dyshes sa vijnë e bëhen më serioze. Lori theksojmë se është 10 vite më e vogël se aktori dhe gjatë 2020-tës ka qenë në një marrëdhënie me reperin Future.

Së fundmi, vajza e prezantuesit të njohur Steve Harvey është kapur nga paparacët rrugëve të Parisit e veshur me një këmishë të Michael B. Jordan. Një këmishë mëndafshi, ngjyrë kafe çokollatë ishte zgjedhja e Harvey, të cilën e kombinoi me një pallto, syze dielli, çizme dhe një çantë të vogël.

Jordan i mahnitur nga dukja e të dashurës së tij të zemrës postoi foton e saj në Instastory duke shkruar se:

Si mund ta marrësh këmishën time dhe të dukesh më bukur se unë?

Ju rikujtojmë se së fundmi babai i Lori-t, Steve Harvey ka treguar takimin e parë me të dashurin e vajzës së tij. Steve tha se ai ishte shumë i kënaqur kur takoi Michael për herë të parë. Ai kujtoi takimin e tyre të lezetshëm në një intervistë të fundit për “Entertainment Tonight”.

Aktori u shpreh se:

Ai është vërtet ai që duket. Dua të them, u shtanga në fillim, sepse ai ishte shumë i sjellshëm. E dini, unë mendova me vete: “Në rregull, kjo është pjesë e lojës apo jo?” Por nuk ishte në fakt. Ky djalë ishte i sinqertë dhe ai e vërtetoi se ishte një djalë vërtet shumë shumë i mirë. Unë po bëj tifozllëk për të, për të dy ata.