Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Si të veproni shpejt dhe në mënyrën e duhur kur dikush po mbytet nga ushqimi!

Mbytja për shkak të ushqimit zë vendin e gjashtë për nga numri i vdekjeve në rastet aksidentale. Viktimat më të shpeshta janë ata që hanë shpejt dhe flasin gjatë vakteve. Mosmarrja dot e e frymës ndodh kur pjesët e ushqimit ose objektet e tjera përfundojnë në rrugët e frymëmarrjes në vend të ezofagut. Kjo ndodh më shpesh te të moshuarit me funksion të dëmtuar të gëlltitjes, që është kryesisht pasojë e gjendjes pas një goditjeje në tru. Përveç tyre, në spital përfundojnë edhe persona të shëndetshëm. Ata e kanë zakon të hanë shpejt, të gëlltisin sasi të mëdha të ushqimit pa e përtypur mirë dhe njerëzit shpesh mbyten për shkak se flasin dhe qeshin gjatë ngrënies. Ja çfarë duhet bërë nëse dëshmoni një rast të tillë…

Ndihmoni sa më shpejt

Të gjithë përjetojnë zënie fryme herë pas here gjatë ngrënies. Nëse një person ndodhet në një restorant dhe papritmas pushon së foluri, fillon të kollitet dhe shtrëngon fytin e tij, këto janë shenja të qarta të mbytjes dhe është shumë e rëndësishme që t’i jepni ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur. Sepse kur rrugët e frymëmarrjes mbyllen plotësisht, atëherë personi mund të shpëtohet vetëm nëse ndihma jepet menjëherë. Për shkak të mungesës së oksigjenit në tru, viktima e mbytjes humbet vetëdijen në gjysmë minuti dhe vdekja ndodh në katër deri në shtatë minuta.

Ajo që më shpesh na bën të mbytemi

Përvoja ka treguar se njerëzit mund të mbyten me karamele, arra, bukë ose gjethe lakre. Gjithashtu, një nga arsyet pse mbytja renditet në vendin e gjashtë për sa i përket numrit të vdekjeve aksidentale është se nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme këtij problemi, sipas ekspertëve. Pra, edhe pse kokoshkat, hot-dogët, bizelet, rrushi, proshuta dhe peshku duken si një vakt apo meze e lehtë e përsosur, ato janë vrasës të rrezikshëm që vrasin mijëra fëmijë dhe të moshuar çdo vit. Sepse statistikat thonë se ato janë përgjegjës çdo vit për më shumë vdekje sesa aksidente aeroplanësh. Prandaj duhet të hani ngadalë dhe në qetësi, gjithmonë përtypni mirë ushqimin dhe mos flisni gjatë ngrënies.

Manovra Heimlich

Në shumicën e rasteve, kur një person mbytet, reflekset natyrale, dëshira për të kollitur dhe një rënie e thjeshtë në shpinë do ta zgjidhin problemin. Megjithatë, nëse ushqimi ka mbyllur rrugët e frymëmarrjes, e vetmja mënyrë për ta ndihmuar personin është të aplikojë të ashtuquajturën manovrën Heimlich. Duhet të qëndroni prapa personit që po mbytet, t’i kapni me të dyja duart nën harqet e brinjëve në zonën e stomakut, të vendosni pëllëmbën mbi pëllëmbë dhe më pas ta shtyni objektin nga rrugët e frymëmarrjes me lëvizje drejt jush.

Kthejeni fëmijën me kokë poshtë

Nëse, fëmija fillon të mbytet, përpiquni ta ndihmoni duke e goditur butësisht në shpinë. Mirëpo, nëse e shihni që kjo nuk ka efekt dhe se ai nuk merr dot frymë, kapeni nga këmbët dhe kthejeni përmbys. Në këtë pozicion, vazhdoni ta goditni lehtë në shpinë derisa ai ta nxjerrë objektin nga goja. Nëse fëmija është shumë i madh, përdorni manovrën Heimlich ose përkuleni mbi karrige dhe vazhdoni të godisni në zonën midis dy teheve të shpatullave derisa objekti të dalë nga fyti.