Lifestyle

Si të reagoni kur dikush përpiqet t’ju ofendojë…

Me siguri kur dikush i afërt me ju ose jo bën një shaka ose një koment të pakëndshëm rpër ju, ndiheni të hutuar, të mërzitur dhe shpeshherë të papërgatitur për t’ju kthyer një përgjigje ashtu siç e meritojnë. Nëse impulsi juaj i parë është të veproni sikur komenti nuk iu ka pëlqyer, mbani mend se kjo mund të çojë në më shumë komente të ngjashme.

Sarah Jane Ho, një eksperte për mirësjelljen dhe konventat shoqërore, e trajnuar në Harvard, zbulon se si të reagoni saktë në një situatë të caktuar.

Nëse e gjeni veten mes një komenti të pafytyrë, mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur atij është të jeni të sjellshëm dhe të bëni vetëm një pyetje. “A jeni mirë?”, kjo është gjithçka që duhet të thuash! Nëse një shok më thotë diçka të keqe, zakonisht e shikoj dhe e pyes: ‘A je mirë?‘”, me një ton miqësor. Ato tre fjalë të thjeshta jo vetëm që do të sinjalizojnë se nuk e keni marrë personalisht komentin, por edhe se nuk e vlerësoni fare. Në këtë mënyrë nuk vepron në mbrojtje, por me kujdes dhe në këtë mënyrë e vë nën kontroll tjetrin.