Lifestyle Love & Sex

Si të qëndruarit vetëm edhe pse në një marrëdhënie, mund të jetë diçka e shëndetshme…

Të jesh vetëm, edhe kur je duke jetuar një marrëdhënie të lumtur në çift, rëndomë ka krijuar  përshtypjen si shenjë e një marrëdhënie ku dashuria ka mbaruar, si një shpërfillje e normave, një sjellje egoiste që cënon marrëdhënien dhe vë në dyshim raportin e çiftit. Në fakt, nevoja për qenë hera herës, vetëm me veten, është shprehja e një nevoje natyrale për t’u ripërqëndruar, për të ringjallur nevojat personale si dhe një mënyrë për të pasuruar dinamikat martesore, larg kufizimeve të përditshme dhe kërkësave të marrëdhënieve dyshe. Psikoanalisti francez, Christian Richomme, ka zbuluar se kjo nevojë për të qenë vetëm është një mënyrë që na shërben pozitivisht për të kultivuar një dashuri edhe më të shëndetshme me partnerin.

Rutina është një formë komoditeti por ndonjëherë bëhet mbytëse. Jeta në çift është e përbërë nga siguria dhe stabiliteti po ka momente që ndjehemi të humbur si rezultat i roleve që kemi në familje, si partner, si nënë, baba, grua etj duke humbur individualitetin tonë. Rutina na bën të humbasim dëshirat vetjake. Çifti duhet të jetë një hapsirë për zhvillim personal dhe të mos ndihemi sikur jemi të mbyllur në një kafaz.

Rëndësia e pavarësisë në një marrëdhënie të shëndetshme. Nevoja për të qenë ndonjëherë vetëm me veten, shoqërohet me ndjenjën e fajit. Normat shoqërorë vlerësojnë idenë se përmbushjet personale gjenden eksluzivisht në jetën e përbashkët dhe janë gratë të cilat fajësohen dhe gjykohen se ato braktisin përgjegjësitë familjare ndërsa për burrat shihet si një ikje nga detyrat shtëpiake.

E megjithatë, ky gjykim është i padrejtë. Të kesh nevojë të jesh ndonjëhere edhe me veten, nuk do të thotë se ti po tregohesh neglizhent dhe se po i largohesh përgjegjësive. Studime të shumta që janë kryer në lidhje me marrëdhëniet e çiftit, në Universitetin e Kalifornisë, kanë vërtetuar se ata partnerë qe ju japin hapsirë personale dhe pavarësi partnerëve të tyre, përjetojnë marrëdhënie më të përmbushura dhe të qëndrueshme.