Një hulumtim i ri ka treguar që studentët të cilët mbajnë shënime kanë rezultate më të mira në teste se sa ata që nuk mbajnë. Mirëpo, shënimet dhe përshkrimi i tekstit nuk janë njësoj, ata të cilët kanë mbajtur shënime në telefona apo kompjuterë, nuk kanë pasur rezultate të mira sa ata të cilët kanë mbajtur shënime gjatë tërë ligjëratës me laps dhe letër, thotë psikologu Kenneth Kiewra. Shënimi është i mirë edhe për shëndetin mendor. Ata të cilët shënojnë problemet e veta në atë mënyrë, pastrojnë mendjen e vet dhe zvogëlojnë stresin.
Vizatono, shkruani listën e obligimeve, blini kalendar për shënime, laps që shkruan mirë dhe bëni planin, siç keni bërë dikur. Mbani ditar. Mbajtja e ditarit mund t’i kontribuojë shumë shëndetit tonë psikik dhe mendor. Shkruani “falënderime” para se të shkoni në krevat të flini gjumë, në një fletë të vogël se çfarë ju ka bërë posaçërisht të lumtur atë ditë dhe çfarë do të dëshironi të bëni ditën e nesërme.
Sipas shkencëtarëve kujtimet më të hershme ndoshta janë ende të ruajtura në trurin tonë. Ne mund të mos i mbajmë mend ato, por hulumtimet mbi minjtë tregojnë se truri ynë ende i ruan këto kujtime. Një studim i ri ka zbuluar një rol befasues që luan sistemi imunitar i nënës në rregullimin e qasjes në kujtimet e momenteve më të hershme të jetës, të njohura si amnezia infantile. “Amnezia infantile është ndoshta forma më e përhapur por e nënvlerësuar e humbjes së kujtesës tek njerëzit dhe gjitarët,”-thotë neuroshkencëtari Tomas Rajan.
Megjithë rëndësinë e saj të madhe, dihet pak për kushtet biologjike që qëndrojnë në themel të kësaj amnezie dhe ndikimin e saj në qelizat që kodojnë çdo memorie. Si shoqëri, ne supozojmë se të harruarit që nga fëmijëria është një fakt i pashmangshëm i jetës, kështu që i kushtojmë pak vëmendje.
Shumë herë është përsëritur se sa kujdes duhet të’i kushtojmë vetes dhe të mos e mbingarkojmë atë. Pikërisht për këtë, një studim amerikan sugjeron një sy gjum para marrjes së një vendimi. Lodhja sjell agresivitet, sepse përgjum trurin. Kjo ndodh sepse disa zona të trurit përgjegjëse për vetëkontrollin, sjellin një rritje të valëve cerebrale tipike të gjumit dhe duke mos përballuar më mbilodhjen, shkaktojnë hiper reagim dhe humbje të kontrollit.