Trëndafili ka efekt qetësues dhe zbutës për trurin. Petalet e trëndafilit janë përdorur kryesisht në mjekësinë popullore për të detoksifikuar dhe qetësuar gjithë organizmin. Shurupi i trëndafilit ofron qetësi shpirtërore dhe mendore duke luftuar stresin.
Përbërësit e shurupit të trëndafilit janë petalet e 10 trëndafilave, 250 gr sheqer, 1 l ujë, lëngu i një gjysme kokrre limoni. Përzijeni në një tenxhere ujin me petalet e trëndafilave dhe lërini me kapak të mbyllur për 24 orë. Më pas vendosni tenxheren në zjarr, shtoni aty sheqerin dhe pasi sheqeri të jetë tretur plotësisht shtoni lëngun e limonit.
Lëreni të ziejë për 5 minuta e më pas lëreni të ftohet dhe ruajeni në kavanoza në frigorifer. Kullojeni para se ta konsumoni. Petalet e trëndafilit luftojnë bakteret në mënyrë natyrale duke ndihmuar mirëqenien e lëkurës. Trëndafili përmban sasi të mëdha të vitaminës C që në vetvete është një antioksidant i fuqishëm.
Kjo vitaminë e rëndësishme ju ndihmon të kuroni dëmet e shkaktuara tek qelizat e lëkurës, si nga ekspozimi për një kohë të gjatë në diell. Merrni dy grushta me petale petale dhe zhytini në 100 ml me ujë. Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, filtrojeni dhe e keni gati për përdorim. Disa studime kanë treguar që uji i trëndafilit ndihmon në parandalimin e djegies nga dielli. Trëndafili është plot vlera për ata që kanë një lëkurë të ndjeshme, sepse sheqernat tek petalet krijojnë një ndjesi të këndshme qetësimi tek lëkura.