Në ditët e nxehta të verës, një nga sfidat më të mëdha për të gjithë adhurueset e makijazhit është ruajtja e freskisë dhe e qëndrueshmërisë së tij. Më poshtë do të gjeni disa këshilla ekspertësh për t’u siguruar që make-up-i juaj të ketë qëndrueshmëri edhe në këtë vapë.
1. Përdorni bazë që mban nën kontroll vajin
Një bazë e mirë është thelbësore për të mbajtur makijazhin në vend. Zgjidhni një bazë që ka veçori për të kontrolluar vajin dhe që është formulë pa vaj, për të zvogëluar shkëlqimin dhe për të ndihmuar grimin të qëndrojë më gjatë.
2. Aplikoni një primer të lehtë
Primer-i është çelësi për një make-up të qëndrueshëm. Zgjidhni një primer të lehtë dhe që mban make-up-in në vend për një kohë të gjatë
3. Zgjidhni fondatinën e duhur
Fondatina e lehtë dhe e cila nuk përmban vaj është zgjedhja më e mirë për ditët e nxehta. Fondatina me përmbajtje minerale ose ajo në formë pudre janë ideale për të parandaluar shkrirjen e make-up-it në fytyrë.
4. Përdorni pudër fiksuese
Pudra fiksuese është një domosdoshmëri për të mbajtur makijazhin në vend. Përdorni një pudër për t’u siguruar që grimi juaj mos të lëvizë.
5. Aplikoni bronzer dhe highlighter të lehtë
Në vend që të përdorni produkte të rënda, zgjidhni bronzer dhe highlighter të lehtë që do t’i japin fytyrës tuaj një shkëlqim natyral pa e rënduar atë.
6. Zgjidhni make-up kundër ujit
Produkte të tilla si rimeli dhe peneli (të papërshkueshme nga uji) janë thelbësore për të parandaluar shkrirjen apo lëvizjen e make-up-it. Këto produkte do të qëndrojnë në vend edhe në kushtet më të nxehta.
7. Përdorni produkte të lehta për buzët
Në vend të buzëkuqit të rëndë, zgjidhni balsame apo shkëlqyes që nuk janë të rënda dhe që ofrojnë një shkëlqim të lehtë dhe natyral për buzët.
Duke ndjekur këto këshilla, mund të siguroheni që grimi juaj të qëndrojë në vend dhe të duket i freskët, pavarësisht temperaturave të larta të verës.