Të kesh binjakë ka përparësitë e veta. Natyrisht që është më e vështirë të rrisësh dy fëmijë të vegjël në të njëjtën kohë. Por lindja e binjakëve preferohet pasi ndër të tjera mund të shmangni shqetësimet e shtatzënisë për së dyti. Por çfarë mund të bëni për të ngelur shtatzënë me binjakë? “MomJunction” thotë se ka disa mënyra natyrore, për të rritur mundësitë që të mbeteni shtatzënë me binjakë.
Nëse doni të përmirësoni shanset tuaja për të ngelur shtatzënë me binjakë, fillimisht duhet të kuptoni si ngjizen binjakët. Ekzistojnë dy lloje binjakësh: identikë dhe jo-identikë dhe gati një e treta e binjakëve janë identike, të njohur edhe si binjakë monozigotikë. Ata zhvillohen kur një vezë fekondohet nga një spermatozoid dhe ndahet në dy embrione të ndara. Ata ndajnë të njëjtën përbërje gjenetike dhe placentë. Binjakët e njëjtë mund të lindin edhe nga gratë që i nënshtrohen metodave të ndihmës së fertilitetit.
Binjakët jo-identikë, të njohur edhe si binjakë dizigotikë, zhvillohen kur dy vezë janë fekonduar nga dy spermatozoide. Ata janë unikë dhe nuk ndajnë përbërjen gjenetike ose placentën. Duke qenë se binjakët jo-identikë ndajnë vetëm gjysmën e përbërjes së njëjtë gjenetike, ata nuk janë gjithmonë të gjinisë së njëjtë. Shanset e përgjithshme të binjakëzimeve:
Statistikat e shekullit të 21 tregojnë se mundësia e binjakëzimit është 3%, pra 3 në 100 në mesin e popullatës së përgjithshme.