Harresa nuk është gjithmonë sinonim i diçkaje negative. “Harresa është e rëndësishme”, shpjegon neurologu Andrew Budson dhe neuroshkencëtarja Elizabeth Kensinger. Në një intervistë për “The Gazette”, ata japin disa këshilla me të cilat mund të kujtojmë atë që na nevojitet. Kesinger thotë se të mos harrosh do të ishte “joefikase”. Ajo shpjegon se kujtesa është një proces aktiv dhe i mundimshëm, i cili kërkon një përpjekje për ta rindërtuar. Kesinger shton gjithashtu se nuk ka aftësi për të kujtuar pa mundim.
Kështu, ju nuk mbani mend diçka “rastësisht”, por për këtë duhet të kaloni një proces. Në këtë proces që Kesinger përmend, ka tre faza nëpër të cilat kalon kujtesa para se të jetë në gjendje të mbajë mend. E para është marrja e informacionit të nevojshëm. Pas kësaj, kujtesa duhet ta “ruajë atë informacion” për të “rikthyer vazhdimisht atë përmbajtje në tru”. Që kjo të jetë e mundur, pushimi është i rëndësishëm, ashtu siç është rikuperimi fizik.
“Teorizohet gjithashtu se gjumi na ndihmon të pastrojmë proteinën beta amiloid brenda natës. Kjo proteinë besohet se shkakton demencën e sëmundjes Alzheimer”, shton Budson, përpara se të nënvizojë rëndësinë e të ngrënit të një diete të shëndetshme. Arsyeja pse nuk kujtojmë diçka është dështimi në një nga tri fazat e përmendura më sipër, marrja e informacionit, ruajtja e tij dhe rikthimi i tij i vazhdueshëm në tru. Problemi ka të bëjë me fazën e parë. Për të parandaluar që kjo të ndodhë, ai ka 4 rekomandime:
Përqendrohuni, organizoni informacionin, kuptoni informacionin dhe lidheni atë me diçka tjetër në tru që e njeh.
Në lidhje me studentët, Budson këshillon që të studiojnë në vende të ndryshme, në orare të ndryshme të ditës, përveç gjumit të mirë për të konsoliduar kujtimet që truri do t’i duhet të aksesojë ditën e provimit. Mos kini frikë për faktin se duhet të shkruani diku për të mos i harruar gjërat që i konsideroni të rëndësishme.