Health & Beauty

Si të manifestoni për një lëkurë të pastër, ndiqni këto këshilla!

Për shumë njerëz, koha dhe përpjekjet për të arritur një lëkurë të pastër janë të mëdha. Një fenomen i ri, i njohur si manifestimi i lëkurës së pastër, po fiton popullaritet. Sipas disa specialistëve, vizualizimi dhe metodat e tjera të manifestimit mund të ndikojnë pozitivisht në lëkurë. Manifestimi është ideja që mendimet tona mund të krijojnë realitetin tonë. Me fjalë të tjera, kur kërkoni nga universi për diçka si një lëkurë e pastër dhe besoni se ajo do të ndodhë, ndoshta do të ndodhë.

Ligji i tërheqjes është një qasje që u bë e njohur në vitet 2000 dhe sot është rikthyer përmes TikTok-ut dhe Instagram-it, me përdorues të ndryshëm që promovojnë metoda manifestimi për të ndihmuar në ndryshimin e mendësisë. Mimi Bouchard, themeluese e aplikacionit “Superhuman”, shpjegon se manifestimi i lëkurës së pastër është një nga mënyrat më të shpejta për të ndikuar pozitivisht përmes lidhjes mendje-trup. Sipas saj, trupat tanë “dëgjojnë” mendimet tona dhe përmes vizualizimit të një gjendjeje më të mirë, ne mund të fillojmë të shohim përmirësime.

Astrologia Meghan Rose përmend se, duke ndryshuar perceptimin për veten dhe duke qëndruar në një gjendje pozitive mund të ndikojmë në lëkurë. Eksperienca e saj sugjeron se një qasje e tillë e ka ndihmuar jo vetëm për lëkurën, por edhe për të arritur qëllime të tjera personale. Ndikimi i mendimeve pozitive në lëkurë është kryesisht anekdotik, por ekziston një lidhje e ngushtë midis lëkurës, sistemit nervor dhe atij endokrin, që kontrollon hormonet. Kur niveli i stresit rritet, hormonet si androgjenet dhe kortizoli nxisin prodhimin e yndyrës dhe inflamacionit, të cilat shkaktojnë akne.

Dermatologu dhe psikiatri Dr.Evan Rieder shpjegon se çdo metodë që mund të kontrollojë nivelin e stresit, përfshirë manifestimin, mund të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të lëkurës që lidhen me stresin. Përveç kësaj, manifestuesit dhe njerëzit që praktikojnë mendimin pozitiv janë më të prirur të kujdesen më shumë për veten, duke bërë rutinën e kujdesit të lëkurës, pavarësisht lodhjes, ose duke ndërruar shpesh jastëkun. Bouchard rekomandon një proces në dy hapa; përcaktoni qartë çfarë dëshironi dhe bëhuni ajo që dëshironi të arrini.

Fillimisht, krijoni një imazh të vetes së ardhshme, me lëkurë të pastër dhe më pas filloni të veproni si ai person çdo ditë. Praktikoni pohime pozitive çdo ditë për lëkurën tuaj. “Kam lëkurë të pastër dhe të shndritshme,” është një frazë që mund të përdorni, duke zvogëluar kështu shqetësimet për lëkurën dhe për pasojë edhe hormonet që ndikojnë në të. Këshillat për manifestim përfshijnë gjithashtu të ndaloni mendimet negative për lëkurën. Duke kontrolluar këto mendime, mund të reduktoni stresin dhe të parandaloni inflamacionin që ai shkakton.