Myku formohet në shumë vende rreth shtëpisë, ndërsa vendi më i shpeshtë ku formohet është në të shumtën e rasteve tek ngjitësit e silikonit në banjë. Është e lehtë të supozohet se natyra e materialit e këtij silikoni do të parandalonte formimit e mykut brenda në shtëpi, megjithatë me kalimin e kohës, ngjitësi me silikon mund të shkëputet nga sipërfaqja, duke lejuar që uji të grumbullohet pas saj.
Myku formohet në mjedise të ngrohta dhe të lagështa dhe duke pasur parasysh natyrën e lagësht të banjës, nëse sipërfaqet nuk thahen pas çdo përdorimi, sporet e mykut mund të zbresin në zonën e lagësht dhe të përhapen. Kur bëhet fjalë për zhdukjen e mykut, ekspertët në Silicon Direct pohojnë se ekziston një artikull shtëpiak që është pastrues natyral i mykut që ndryshe nga substancat e tjera nuk përmban asnjë kimikat të dëmshëm, bëhet fjalë për uthullën e bardhë.
Për të hequr mykun, ata rekomandojnë që të përzieni uthull të bardhë me ujë, në një shishe spray. Me masën e përzier, spërkatni më pas zonën e formuar me myk. Mbajeni aty për të paktën 10 minuta deri në gjysmë orë, ndërsa në zona më të gjera me myk, ajo mund të lihet gjatë natës. Duke përdorur një leckë ose furçë dhëmbësh të vjetër, fshijeni më pas zonën e prekur me lëvizje rrethore për ta hequr gradualisht mykun. Më pas sigurohuni që të pastroni dhe ta fshini ngjitësin e silikonit.