Pikat e zeza janë një shqetësim i zakonshëm që ndikon në shumë njerëz, duke krijuar ndjenja sikleti në situata shoqërore. Ato formohen kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në pore bashkëveprojnë me oksigjenin, duke krijuar piketat karakteristike. Ja disa metoda natyrore për t’i larguar ato dhe për të pastruar lëkurën:
Vaji i kokosit
Vaji i kokosit ose vaj ulliri mund të përdoret për të masazhuar butësisht lëkurën përpara pastrimit. Kjo ndihmon në zvogëlimin e efektit të ashpër të pastruesve, duke ruajtur hidrimin e lëkurës.
Ujë dhe sodë
Krijoni një “saunë” shtëpie duke derdhur dy lugë sodë bikarbonat në një tenxhere me ujë të valuar. Afrojeni fytyrën ndaj avullit dhe mbuloni kokën me një peshqir për të hapur poret dhe për të lehtësuar heqjen e pikave të zeza.
Scrub me vaj Jojoba
Përgatisni një scrub duke përzier vaj jojoba me pak sheqer. Aplikoni përzierjen në formë masazhi për 5 minuta, pastaj shpëlajeni. Përdoreni këtë scrub 1-2 herë në javë.
Maskë nga argjila
Argjila ndihmon për të pastruar thellësisht lëkurën. Përzieni dy lugë argjilë (të gjelbër ose të bardhë) me ujë të distiluar dhe disa pika lëng limoni. Aplikoni maskën mbi lëkurë dhe lëreni për 10-15 minuta para shpëlarjes.
Glicerinë dhe lëng limoni
Bëni një përzierje me 1 lugë çaji lëng limoni dhe glicerinë. Aplikojeni këtë në zonat me pika të zeza.
Mjalti dhe kanella
Përzieni 1 lugë çaji mjaltë me 1 lugë çaji pluhur kanellë dhe aplikojeni në zonat e prekura. Përdorni një garzë të pastër për ta mbajtur përzierjen në vend për 5 minuta.
Mente dhe uthull mollës
Për të bërë një tonik për fytyrë, përzieni 3 lugë uthull molle me disa gjethe mente të freskëta dhe lëreni për një javë. Kullojeni dhe shtoni 250 ml ujë. Përdorni tonikun çdo mbrëmje me një top pambuku.
Këto metoda natyrore do t’ju ndihmojnë të mbani fytyrën tuaj të pastër dhe të ndritshme, duke reduktuar praninë e pikave të zeza.