Health & Beauty

Si të kuptojmë se niveli i sheqerit në gjak është i ulët?

Edhe pse diabeti është sëmundja më e njohur për nivelet e sheqerit në gjak, hipoglicemia është një tjetër çështje që prek këto nivele, duke i ulur ato nën normat e nevojshme për funksionimin e duhur të organizmit. Shkaqet e hipoglicemisë janë të shumta, përfshirë trajtimet e diabetit, ku ilaçet për uljen e sheqerit mund të sjellin ulje të tepruar.

Simptomat e hipoglicemisë ndahen në dy faza: e para shfaqet disa orë pas ngrënies, ndërsa e dyta pas marrjes së ilaçeve. Disa nga simptomat më të zakonshme përfshijnë:

– Uria e tepërt
– Dridhje të trupit
– Ankth dhe djersitje
– Zverdhje e fytyrës
– Rrahje të çrregullta të zemrës
– Pagjumësi dhe marramendje
– Irritim

Nëse gjendja përkeqësohet, mund të përjetoni simptoma më të rënda si të fikët, turbullim të shikimit ose konfuzion. Në përgjithësi, nëse përjetoni disa nga këto simptoma, ka mundësi që nivelet e sheqerit në gjakun tuaj janë nën 70 mg/dl, dhe është e rëndësishme të kërkoni ndihmë mjekësore.