Health & Beauty

Si të kujdeseni për lëkurën nga nxehtësia gjatë verës…

Në periudhën më të nxehtë të vitit, lëkura sigurisht ka nevojë për kujdesin e duhur. Së pari, nuk është e nevojshme të përdorni shumë larës të ndryshëm për një pastrim më të fuqishëm të saj. Ekspertët e bukurisë sugjerojnë se me një hap të vetëm, ju mund të pastroni shumë mirë lëkurën tuaj, pa qenë nevoja për shumë produkte.

Së dyti, kushtojini vëmendje konturës së syve që ka nevoja të ndryshme nga ato të lëkurës së fytyrës dhe për këtë arsye kërkon kujdes specifik. Në këtë zonë të veçantë të fytyrës, lëkura është shumë më e hollë dhe më delikate dhe është më e ekspozuar ndaj thatësisë, acarimit dhe shenjave të plakjes.

Mos harroni kurrë të aplikoni kremin e diellit. Mbrojtja e lëkurës në të gjithë muajt e vitit, edhe në dimër, me një krem të mirë dielli është thelbësore, sepse rrezet UV janë gjithmonë të pranishme dhe përbëjnë një nga shkaqet kryesore të plakjes së lëkurës me formimin e rrudhave, njollave nga dielli dhe humbjen e elasticitet. Përpos kujdesit të jashtëm të lëkurës me kremra dhe përzierje vajore, e rëndësishmë është edhe dieta ushqimore e duhur dhe mbi të gjitha konsumimi i ujit.

Kremi i diellit është një nga mënyrat më të lehta dhe më efektive për të minimizuar dëmtimin nga rrezet UV, veçanërisht në pjesët më të ekspozuara të trupit, si fytyra dhe qafa. Gjithashtu, është domosdoshmëri për parandalimin e kancerit të lekurës. Por sa krem duhet të aplikojmë? Është e vështirë të përcaktosh sasinë e duhur, por sipas dermatologëve sasia e mjaftueshme për fytytrën është dy gishta.

Një zonë tjetër delikate është qafa, që gjithashtu ka kontakt të drejtpërdrejtë me rrezet e dëmshme të diellit dhe sigurisht nuk duhet lënë pas, kur vjen puna për aplikimin e SPF-së. Ju gjeni entuziazëm në kërkimin e aktiviteteve dhe përvojave të reja gjatë sezonit të verës dhe gjithashtu i kushtoni më shumë vëmendje kujdesit për veten. Veshja, grimi dhe rutinat e bukurisë ndryshojnë sepse ne mendojmë se duhet të kujdesemi edhe më shumë për imazhin tonë.