Travis Barker sapo na zbuloi dhuratën më të veçantë frymëzuar nga e dashura Kourtney Kardashian. Bateristi i “Blink-182” publikoi në Insta Story qiriun më të ri të “Heretic x Goop”, që shkruan:
“Me aromë të orgazmës së Kourtney-t”
Kjo e fundit mendoi se një dhuratë e tillë ishte shumë për të qeshur duke e ripostuar foton edhe në profilin e saj pa asnjë drojë.
Ka qënë një romancë ndryshe nga të tjerat për yllin dhe bukuroshen e “Keeping Up with the Kardashians”, të cilët dolën publikisht me lidhjen e tyre në Shkurt pasi vendosën në Janar të çonin miqësinë e tyre në një tjetër nivel. Që prej fillimit të kësaj lidhjeje, dyshja kanë qënë të pandarë nga njëri-tjetri madje Barker ka bërë dhe tatuazh emrin e saj në gjoksin e tij para se t’i thoshte “Të dua” publikisht.
Një burim i afërt me familjen Kardashian tha për “Entertainment Tonight” këtë javë se ata “nuk e kanë parë kurrë më parë kështu” me një të dashur, pasi të dy janë “të fiksuar pas njëri-tjetrit”. Burimi thekson se Travis e bën Kourtney të ndihet kaq e veçantë dhe ai gjithmonë po i tregon asaj sa e do dhe sa e rëndësishme është për të. N Ndërkohë, Kourtney ka qënë jashtëzakonisht e dashur ndaj tij dhe ka bërë një përpjekje të madhe për të treguar se sa kujdeset ajo për të. Familja e Kourtney është e lumtur për të, por ata gjithashtu janë pak në tronditje sepse nuk e kanë parë kurrë më parë kështu.
Kardashian dhe Barker të dy janë prindër – Barker për vajzën Alabama, 15-vjeç, djalin Landon, 17-vjeç, dhe njerkën Atiana, 22-vjeç, me ish Shanna Moakler dhe Kardashian për djemtë Mason, 11-vjeç, dhe Reign, 6-vjeç, dhe vajza Penelope, 8-vjeç, me ish-in Scott Disick – i cili thuhet se i ka lidhur ata së bashku. Nuk ka qenë e lehtë për ish-at e tyre të dëshmojnë se të gjithë ishin të dashur.