Health & Beauty Lifestyle

Si të kontrollojmë ankthin?

Ankthi është një emocion normal që përjetojmë të gjithë në situata të ndryshme, por ndonjëherë mund të ndihet i pakontrollueshëm. Psikologia britanike Kirren Schnack ofron disa strategji për të ndihmuar në menaxhimin e ankthit:

Përqafojeni veten

Shtrëngoni veten fort me krahë për rreth një minutë. Kjo mund të ndihmojë në qetësimin e emocioneve të trazuar.

Këndoni ose gumëzhini

Këndimi ose gumëzhitja për disa minuta mund të ndihmojë për të reduktuar stresin. Një studim i vitit 2023 sugjeron se gumëzhitja stimulon nervin vagus, i cili ndihmon në rregullimin e humorit.

Numëroni mbrapsht

Numëroni ngadalë dhe mbrapsht nga 100 në një. Kjo ju ndihmon të përqendroheni në frymëmarrjen tuaj.

Masazhoni zonën e nofullës

Masazhi i lehtë nën nofullën tuaj për një minutë mund të lehtësojë tensionin muskulor.

Kryeni ushtrime fizike

Bëni tre grupe ushtrimesh me 10 ulje-ngritje, kërcime ose vrapim në vend. Aktiviteti fizik ndihmon në çlirimin e endorfinës dhe reduktimin e ankthit.

Merrni frymë ngadalë dhe thellë

Merrni frymë nëpërmjet hundës, mbani frymën për pesë sekonda dhe nxirrni përmes gojës. Kjo ndihmon në qetësimin e trupit dhe mendjes.

Freskoni fytyrën me ujë të ftohtë

Larja e fytyrës me ujë të ftohtë stimilon nervin vagus dhe ndihmon në shpërqendrim.

Përsërisni fraza qetësuese

Përsërisni fraza si “Unë jam i sigurt, i qetë!” edhe nëse nuk e besoni plotësisht. Kjo mund të ndihmojë në rritjen e vetëbesimit.

Relaksoni muskujt

Praktikoni relaksimin progresiv të muskujve, duke filluar nga gishtat e këmbëve dhe duke shkuar deri në fytyrë. Kjo ndihmon në lehtësimin e tensionit dhe pagjumësisë.

Konsultohuni me një specialist

Nëse ankthi vazhdon, është e rëndësishme të flisni me një profesionist për ndihmë të mëtejshme.

Këto teknika të thjeshta mund të ndihmojnë në menaxhimin e ankthit dhe në përmirësimin e mirëqenies emocionale.