Shtatëzënia është një ndër periudhat më të bukura të një femre. Megjithatë, veç emocioneve për pritjen e ëmbël, kjo periudhë shoqërohet edhe me shumë stres dhe frikë për detajet e panjohura. Ndaj, ne kemi listuar disa këshilla për një shtatëzëni të shëndetshme.
1. Ushtrohuni rregullisht
Mos kini frikë të ushtroheni gjatë shtatëzënisë. Mjafton të zgjidhni sportet e duhura. Një ide mjaft e mirë do të ishte noti. Megjithatë, nuk duhet ta teproni me aktivitet fizik.
2. Lexoni rreth shtatëzënisë
Është një ide shumë e mirë të edukoheni rreth kësaj periudhe kaq të veçantë të jetës suaj. Mësoni sa më shumë nga librat e shtatëzënisë ose informohuni në internet.
3. Vishni këpucë të rehatshme
Tregoni mjaft vëmendje te këpucët që do të vishni gjatë shtatëzënisë. Ato duhet të jenë të rehatshme. Evitoni këpucët e larta.
4. Ushqehuni me shumë prodhime deti
Ushqehuni me prodhime deti të paktën 2-3 herë në javë. Këto ushqime kanë vlerat ushqimore qe i nevojiten bebit tuaj.
5. Limitoni sasinë e kafeinës që merrni
Gjatë periudhës së shtatëzënisë, është mirë të limitoni sasinë e kafeinës që merrni deri në 200 mg.
6. Mos pini alkool
Alkooli pengon zhvillimin e bebit, ndaj nuk është e këshillueshme ta përdorni atë gjatë shtatëzënisë.
7. Flini mjaftueshëm
Është normale të flini më shumë se zakonisht, të paktën muajt e parë të shtatëzënisë. Trupi juaj harxhon më shumë energji, pasi e shpenzon atë për mbrojtjen e bebit.
8. Mos pini cigare
Duhanpirja gjatë periudhës së shtatëzënisë, mund të rezultojë mjaft e rrezikshme për bebin tuaj. Mund të dëmtohen mushkëritë ose truri i tij.
9. Vendosni rripin e sigurimit
Mos guxoni të qëndroni në makinë pa vendosur rripin e sigurimit gjatë shtatëzënisë suaj. Mund të jetë vërtet e rrezikshme.
10. Bëni sa më shumë foto, para se të mbërrijë bebi
Së fundmi, kjo është një periudhë tepër e bukur e juaja dhe ju duhet ta dokumentoni atë. Edhe nëse keni komplekse me trupin tuaj, kjo nuk është arsye për të mos patur foto.