Sot festohet Shën Valentini dhe në mënyrë paradoksale shkakton gjendje ankthi. Ata që e duan ditën e Shën Valentinit tashmë po mendojnë se si ta bëjnë shtëpinë dhe/ose ditën e tyre mjaftueshëm romantike. Ata që e shohin këtë ditë si një festë komerciale, e përjetojnë atë si çdo ditë tjetër. Kjo është arsyeja pse në të dyja rastet kjo festë mund të nxisë gjendje ankthi. Ankth për t’u përgatitur, sepse do të dëshironit që gjithçka të ishte perfekte, ose ankth nga mendimi për të shmangur çdo gjë që i ngjan një zemre ose një lule.
Ankthi për mbrëmjen perfekte është legjitim por nuk keni shkopin magjik për të parashikuar ngjarje të papritura, pranoni që mund të ndodhin dhe mendoni se do t’i menaxhoni në atë moment. Megjithatë, nëse jeni një shmangës i dashurisë, qetësoni shpirtin tuaj dhe pranoni të shihni zemrat kudo. Nëse e doni 14 shkurtin, lini ankthin dhe fokusohuni tek ndjesitë pozitive që ju jep ky emocion. Nëse refuzoni çdo përmendje të dashurisë, kujtojini vetes se dashuria nuk është vetëm për partnerin tuaj.
Mund ta mendoni si festën ideale për të qëndruar me miqtë e zemrës. Nëse jeni beqarë dhe dëshironi të kapërceni një ndjenjë të mundshme trishtimi, mos ngurroni të bëni diçka që ju bën të ndiheni mirë. Nga ana tjetër ata që janë në çift duhet të ndihen të lirë të gabojnë, të mos mendojnë për dhuratën që duhet të pëlqejnë ose të kenë organizuar darkën ideale. Përsosmëria është vetëm një iluzion. Shmangni ekzagjerimet e panevojshme që do t’ju rrisin tensionin, jini vetvetja dhe edhe ai që keni përballë do të ndihet në vendin e duhur me personin e duhur.