Lifestyle

Si të identifikoni shqetësimet seksuale të fëmijës suaj…

Si t’i shpjegohet fëmijës që trupi i tij i takon vetëm atij dhe që duhet të kërkojë këshillë nga personi i rritur çdo herë kur dikush e ngacmon deri në atë masë që të ndihet i pikëlluar dhe i frikësuar? Pedofilia është çrregullim psikoseksual kur personi i rritur ka fantazi seksuale mbi marrëdhënien intime me fëmijët adoleshentë, apo krijon lidhje seksuale me fëmijët paraadoleshentë apo me fëmijët të gjinisë së njëjtë apo të kundërt.

Nuk është kurrë herët t’i mësosh fëmijës të jetë i kujdesshëm, pa e trembur dhe pa e ngarkuar emocionalisht. Si të jetë vigjilent ndaj të panjohurve? Fillo me faktin që ai duhet të mësojë të thotë mendimin e tij, pa e patur si synim t’a mbrojë atë. Shumë fëmijë janë më të ndjeshëm se të tjerët.

Për këtë kategori fëmijësh është më e vështirë të flasin edhe të mbrojnë të drejtat e tyre ndaj një të rrituri. Ata janë të ndrojtur, të mbyllur në vetvete dhe të pasigurt. Përgatite fëmijën të mbrohet ndaj abuzimeve seksuale duke i mësuar se trupi i tij i përket vetëm atij. Mos hezito t’i thuash prerë dhe qartë se “Trupi yt të përket ty dhe askush nuk ka të drejtë t’a prekë”.

Respektoje intimitetin e tij dhe vendos limite të qarta mes anëtarëve të familjes. Fillo me argumentet bazë si: *Jo të gjithë të rriturit janë të sjellshëm dhe jo gjithmonë të mëdhenjtë kanë të drejtë, ‘Nuk duhet të dëgjojë dhe të ndjekë asnjëherë një të panjohur në rrugë’, ‘Një i rritur nuk duhet t’i kërkojë kurrë të mbajë një sekret’, ‘Në rast rreziku duhet të thërrasë, ose të kërkojë ndihmë’.Ka disa praktika dhe sjellje që mund të lidhin prindërit me fëmijët. Psikologia Jaimie Bloch, ndau shtatë gjëra pozitive që çdo fëmijë dëshiron nga prindërit e tij.