Me pandeminë që po largohet dalëngadalë, me siguri që po shtoni aktivitete në listën tuaj të detyrave. Kjo patjetër që ngre dilemën e “jetës” se: “Çfarë të vesh?” Gazetari i njohur Chidozie Obasi, i cili punon në revistat e modës “Harper’s Bazaar” dhe “Vogue Italia” tregon se:
Duke qenë një italian i njohur që banon në United Kingdom, bllokimi goditi fort ndjenjën time të stilit. Shumica e xhaketave, këmishave, pantallonave që kisha veshur më parë, të gjitha kishin printime të përsëritura, që të jepte një ndjenjë jashtë personalitetit tënd. Kështu, kur gjërat u mbyllën, kisha mendimin se: “Duhet të vishem, por ku të shkoj?” Për kë do ta bëja gjithsesi? Ky vit e gjysmë i kaluar, ka nënkuptuar se nuk ka nevojë të shqetësoheni nëse vishni një këmishë të thjeshtë apo ndonjë gjë zyrtare.
Gazetari vijon duke thënë se:
Për mua, të paktën, kjo është përkthyer në më pak kohë kushtuar zgjedhjes së këpucëve perfekte për të marrë pjesë në “Javën e Modës”, gjë që më dha shumë hapësirë për gjëra të tjera. Ashtu si ata që kanë ndryshuar karrierë ose koronavirusi ka sjellë ndryshime në jetë e tyre, mua pandemia më bëri të rivlerësoj qasjen time ndaj modës në tërësi. Rrobat nuk ishin parësore sepse, në krahasim me gjithçka tjetër që po ndodhte, shqetësimi për modën dukej i parëndësishëm.
Kujtoni protestat e “Black Lives Matter”. Pas vrasjes së George Floyd, shumë njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër vdekjes së një njeriu me ngjyrë, i cili u vra nga një oficer policie. Njerëzit mbanin kapele dhe bluza me slogane për të protestuar kundër racizmit. Kjo ngjarje më bëri të rikuptoj vlerën dhe vlerësimin aktual që i kushtoja modës. Për ta thënë troç, bllokimi më bëri të rivlerësoja vlerën e veshjes, kuptimin e modës dhe qëllimin e saj. Nuk e kisha menduar kurrë se do të arrija deri në pikën që të vishja një “jumpsuit” në prag të Krishtlindjeve, ose çuditërisht, të vishni një palë sandale verore me çorape Krishtlindjesh në qendër të Lodrës, në një fundjavë pushimesh. Mezi e njoha veten, por unë mbeta me shpresë për kthyer gëzimin në veshje, ndërkohë që kisha mundësinë të mendoja siç duhet për zgjedhjet e mia.
Chidozie Obasi shprehet se:
Tani, dalëngadalë po kthehem në normalitet. Çdo mëngjes, shikoj një sërë bluzash me ngjyra neutrale dhe xhinse që grumbullova gjatë izolimit. Ky është ndoshta mësimi kryesor që mësova, të cilin do ta marr në udhëtimin tim pas pandemisë: “Të bëni bashkë një veshje të mirëmenduar me një një veshje tjetër më pak të menduar”. Kjo më bën të kuptoj edhe bukurinë e nënvlerësuar që vjen nga një T-shirt i thjeshtë, që më ndihmon të shijoj gjërat më të thjeshta kur bëhet fjalë për veshjet. Jam frymëzuar nga vitet 1990, duke përdorur minimalizmin e asaj dekade si pikënisje për stilin tim. Në atë kohë, detajet u hoqën dhe fokusi ishte te forma dhe rëndësia e teksturës.
Chidozie rrëfen se:
Gëzimi i rikthyer në veshje, më bën të jem mirënjohës që jam kthyer duke bërë atë që dua, të përqafoj modën thjesht duke e shijuar njësoj si më herët. Por nuk ka të bëjë vetëm me maturinë. Pasi nisi pandemia dhe u mbyllëm në shtëpi, më ka pëlqyer të vishja ngjyra të gjalla dhe që binin shumë në sy, për t’i dhënë frymë asaj që vesh. Ngjyrat “gold” dhe “silver” janë shfaqur gjithashtu në veshjet e mia, duke shtuar detaje delikate në tërësi të tyre. Gjithashtu në garderobën time ka triko dhe pulovra. Unë besoj plotësisht se një ditë është gjithmonë më e mirë kur e kaloni duke veshur një pulovër të leshtë ose kashmiri nga “The Row” ose një triko komode me thurje nga “Bottega Veneta”. Pra, ndërsa lehtësimi i kufizimeve ka nënkuptuar një largim edhe nga ajo që isha mësuar të vishja, rehatia për mua është ende shumë e rëndësishme.
Obasi thotë se:
Pandemia më ka ndihmuar të rivlerësoj qasjen time ndaj saj, duke simbolizuar një fillim të ri që më bëri të dëshiroja të dilja përsëri në botën e gjerë pas shumë muajsh të zymtë brenda. Do të thoshte të merrje më shumë rreziqe dhe të ishe në gjendje të gjeje kënaqësinë për t’u përgatitur dhe për të dalë përsëri nga shtëpia. Mund të mendoj sërish për atë që duket më mirë për evente apo dasma. Me pak fjalë, nuk jam ndjerë kurrë kaq gati për t’u kthyer sërish. Por tani, lloji i veshjeve që zgjedh të vesh shkon përtej sipërfaqes. Është një emocion, një lidhje dhe një kuptim social i diçkaje më shumë sesa thjesht rroba.