Një influencere e njohur në internet, ka ndarë tre këshilla të nevojshme për të reduktuar vijat të cilat formohen pas buzëqeshjes. Këto metoda, sipas saj mund t’i bëni edhe ju vetë pa shpenzuar para; disa prej të cilave mund të bëhen me procedura kirurgjike.
Isaballe, e cila njihet në TikTok me llogarinë @isabelle.lux ka ndarë tre mënyra sipas të cilave mund të zhdukni shenjat e rrudhave rreth gojës. Gjëja e parë që duhet të bëni sipas Isabelle është të fryni faqet tuaja, ndonëse disa mund ta konsiderojnë si metodë qesharake. “Unë e bëj këtë disa herë në ditë dhe ndihem se këto vërtet ndihmojnë të reduktohen vijat”,-thotë ajo. Gjëja e dytë që duhet të bëni sipas saj është të ngresh pjesën e gojës, duke formuar një shkronjë O derisa e bëni këtu.
Këshilla e tretë që duhet të bëni për reduktimin e këtyre rrudhave është që të flini në shpinë dhe jo në ndonjë anë.