Health & Beauty

Si të eliminoni erën e keqe të qenushit tuaj nga shtëpia…

Nëse nuk trajtohet me kohë dhe në mënyrë të drejtë, era e qenushit tuaj mund të futet në çdo pjesë të shtëpisë. Përgatitni hapësirën për pastrim të përgjithshëm. Largoni të gjithë mobiliet dhe shkundini mirë apo së paku dhe pastaj dërgojini në banjë dhe përgatituni për t’i larë. Në lavatriçe fusni rrobat dhe të gjitha batanijet, jastëkët sepse ato lehtësisht thithin aromat e pakëndshme. Këto rroba lajini në temperaturë mesatare me detergjent për rroba të ndjeshme.

Sipas dëshirës, në vend të zbutësit përdorni uthull molle e cila ka cilësi antibakteriale. Pasi t’i keni larguar të gjitha materialet, hidhni sodë bikarbonati nëpër të gjitha sipërfaqet e materialeve. Lëreni që soda e bikarbonatit të qëndrojë tërë natën në mënyrë që të thithë aromat dhe lagështinë. Në mëngjes, eliminoni pluhurin nga të gjitha sipërfaqet në mënyrë që të zhdukni erën e pakëndshme të qenit nga shtëpia.

Qentë mund t’i ndihmojnë njerëzit të reduktojnë nivelet e stresit dhe të përmirësojnë përqendrimin dhe kreativitetin. Këtë ka sugjeruar një studim i ri nga studiuesit në Universitetin Konkuk në Seul. Duke përdorur elektroencefalografinë (EEG), kërkuesit monitoruan aktivitetin e trurit të 30 të rriturve të shëndetshëm ndërsa ata angazhoheshin në aktivitete të ndryshme me qentë, përkatësisht takime, lojëra, ushqyerje, masazh, kujdes, fotografim, përqafim dhe ecje.

Shkencëtarët kanë zbuluar se lloje të ndryshme ndërveprimesh kanë efekte të ndryshme te subjektet. Sipas studimit të botuar në revistën PLOS One, loja, masazhimi dhe pastrimi i qenve rezultoi në rritjen e valëve beta të trurit tek pjesëmarrësit, duke treguar rritje të përqendrimit pa stres. “Të luash me një qen kishte një efekt veçanërisht pozitiv në relaksim dhe përqendrim”,-shtojnë shkencëtarët.

Ecja me qenin kishte një efekt të rëndësishëm në relaksim, tregoi matja e fuqisë së valëve alfa të trurit. Rezultatet tregojnë se aktivitetet specifike të qenve mund të aktivizojnë relaksim më të fortë, stabilitet emocional, vëmendje, përqendrim dhe kreativitet duke lehtësuar rritjen e aktivitetit të trurit.