Food & Drink Health & Beauty

Si të bindni veten për një dietë më të shëndetshme?

Koha më e mirë për të filluar me një dietë më të shëndetshme nuk është “nesër” dhe as “java e ardhshme”, por sot dhe tani. Në fakt, nuk ka asnjë moment të keq për të dhe duhet vetëm pak planifikim dhe motivim për të filluar. Megjithatë kur përballemi me ‘vendime të mëdha’ si këto, na duket se negociatat mes policisë dhe grabitësve të bankave janë shumë të thjeshta në krahasim me negociatat që bëjmë me veten përballë pjatës.

E gjithë çka duhet të bëni është të ndaloni stomakun nga drejtimi i lojës dhe të vendosni mendjen në punë. Këtë mund ta bëni fare thjesht me disa truke të vogla, që do ju vijnë shumë në ndihmë.

Filloni nga e para

Truku më i lehtë për të filluar është të heqim nga duart të gjithë ushqimin që hedhim nga dieta jonë. Zbrazni rezervat e të gjitha ushqimeve dhe qeseve të biskotave, ktheni sirtarët me çokollata të harruara dhe hiqni qafe ëmbëlsirat nga çanta. Kjo, pasi ka më pak gjasa të tundoheni.

Planifikimi

Zgjidhni një ditë të javës që do të jetë ‘dita e Planifikimit’ të menusë. Bëni blerje – kur nuk jeni të uritur – sipas listës që keni përgatitur në bazë të menusë. Sa më pak udhëtime të paplanifikuara në dyqan, aq më pak shanse do të tundoheni për të blerë diçka që do t’ju joshë të hani.

Riprogramimi

Sheqeri është si një drogë: trupi kërkon gjithnjë e më shumë. Është shumë e lehtë të “stërvitësh” trupin për të ngrënë ëmbëlsirë pas darkës ose për të ngrënë një meze të lehtë pasdite – një tortë të mirë.

Sigurisht, ushqimet më të shëndetshme nuk do të kenë asnjë shans të përballen me një trashëgimi të tillë. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të riprogramoni dhe të hiqni qafe sheqerin, në mënyrë që çdo gjë tjetër të ketë ndonjë shans.

Krijimi i zakoneve të reja

Duhen vetëm disa javë për të krijuar një zakon të ri, dhe fjala kyçe është këmbëngulja. Hani gjithmonë mëngjes, drekë dhe darkë në të njëjtën kohë, planifikoni ushqime të shëndetshme për periudhat që janë në krizë. Në këtë mënyrë, ju do të krijoni një rutinë jashtë të ngrënit dhe do të eliminoni “daljet spontane” nga ekuacioni.