Përqendrimi në vetëm një apo dy profesione mund t’ju bëjë ekspert por kjo mënyrë e mendimit nuk aplikohet për Elon Musk. Duket se Musk është në mesin e atyre njerëzve që mund të bëhet profesionist në çdo fushë. A është kjo për shkak të orarit të tij 85-orësh? Ndoshta më shumë ka të bëjë me sekretin e tij për strategjinë e mësimit. Musk shpeshherë ka thënë se është rritur duke lexuar libra.
Musk nuk është se zgjedh shumë se çfarë tema lexon. Ndonëse shumica e njerëzve preferojnë të lexojnë libra që janë relevantë me fushat që u përkasin, Musk e lejon veten të mësojë çdo gjë për shkak se çfarë mësoni tani mund ta ndërlidhni me diçka tjetër në të ardhmen, duke krijuar diçka unike. Musk ka kombinuar fushën e softuerit me ekonominë, duke krijuar kompaninë PayPal.
Kur Musk kishte filluar të merret me industrinë e aero-hapësirës me kompaninë SpaceX, ai kishte punësuar inxhinierin e raketave Tom Mueller, i cili konsiderohet si një prej ekspertëve më të mençur. Musk kishte kaluar shumë kohë pranë tij dhe kishte mësuar çdo gjë nga ai. Jim Cantrell, konsulent i aero-hapësirës atëkohë, kishte thënë se në të njëjtën mënyrë se si Musk i absorbon librat, njësoj kishte provuar ta bënte me ekspertizën e njerëzve.
Në një diskutim në forumin online ‘Reddit’, një përdorues e kishte pyetur Elon Musk se si menaxhon të mësoj çdo gjë kaq shpejt. Musk ishte përgjigjur: “Një këshillë nga unë, është e rëndësishme t’i shihni njohuritë e përgjithshme si një lloj peme semantike, sigurohuni se jeni duke i kuptuar parimet fundamentale”. Musk fillimisht ka mësuar gjërat thelbësore të inteligjencës artificiale, fizikës dhe inxhinierisë pastaj i ka konstrukturuar këto ide në mënyra të reja, duke krijuar kompanitë PayPal, SpaceX, Tesla, etj.
Rikujtojmë, se së fundmi “Space X” vendosi të nisej sërish për të tretën herë, pasi dy të tjerat dështuan që në nisje. Megjithëse Elon Musk vendosi ta provonte sërish këtë eksperiencë, ka pasur probleme. Ekipi i “Space X” ka njoftuar se kanë humbur të dhënat, ndërsa ajo u kthye në tokë. Në transmetimin e tij të drejtpërdrejtë, u tregua se këtë herë kanë përparuar më tepër me punën, pasi distanca ku mbërriti ishte më e madhe.