Instruktorja e jogës Karolin Tsarski nga Estonia, zbuloi se ajo mund të përjetojë një orgazëm në pak sekonda, duke përdorur vetëm mendjen e saj. Ajo pretendon se ishte në gjendje të stërviste mendjen e saj për të arritur kulmin pa përmbajtje pornografike ose pa partner seksual. Instruktorja estoneze e jogës ka kaluar 10 vjet për të përsosur orgazmën e saj pa stimulim. Joga dhe stërvitja e ndihmuan atë më së shumti në këtë.
Pretendimet e saj u vërtetuan përmes testeve të kryera nga një grup shkencëtarësh. Një test ishte shkalla e vlerësimit të orgazmës (ORS) dhe tjetra ishte një seri analizash gjaku. Orgazmat e saj të stimuluara klitoriale dhe anale u krahasuan me ato të arritura pa stimulim. Testi ORS tregoi se Karolin shijon më shumë orgazmat që arrin me mendjen e saj, në kontekstin e eksitimit dhe intimitetit emocional. Po kështu, analizat e gjakut treguan se ajo ishte vërtet duke kaluar një orgazëm.
View this post on Instagram
Analizat e gjakut bëhen 30 minuta para orgazmës së pastimuluar, menjëherë pas dhe 30 minuta pas. Gjaku i saj tregoi një rritje të hormonit prolaktinë, një tregues i cilësisë së orgazmës, që është dëshmi se është një orgazmë e vërtetë. Karolin është eksperte në fushën e seksualitetit dhe tani ofron konsulta për ata që kanë nevojë për ndihmë. Ajo beson se çdo grua ka aftësinë për të zgjuar energjinë e saj orgazmike. Megjithatë, kursi i saj një orë e gjysmë kushton rreth 80 euro.
Ky kurs është i dedikuar për të gjitha gratë që duan të zgjojnë dhe të krijojnë një lidhje më të thellë me energjinë e tyre seksuale, thelbin femëror dhe mençurinë e thellë. Në faqen e saj thuhet:
Ka fuqi të jashtëzakonshme seksuale te çdo grua, por për arsye të ndryshme, ndoshta jo të gjitha jemi në kontakt me të. Por çdo grua ka aftësinë ta zgjojë atë energji në vetvete për të përjetuar orgazma më të thella dhe më të kënaqshme.