Health & Beauty

Si ta vendosni leukoplastin në mënyrë që të qëndrojë i ngjitur…

Leukoplasti është “ndihma jonë e parë” kur pritemi ose gërvishtemi diku, sepse ndihmon në ndalimin e gjakut dhe mbrojtjen nga infeksionet e mundshme. Tani ka leukoplaste të ndryshme, për aknet, rrathët e zinj por përdorimi i tij është gjithmonë i njëjtë. Nëse i përkisni grupit të njerëzve që mërziten vazhdimisht për shkak se leukoplasti nuk është ngjitur siç duhet, kjo është videoja për ju. Kjo metodë e përdorimit të leukoplastit është shumë e thjeshtë dhe do të sigurojë që ajo të qëndrojë në plagën tuaj më gjatë:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 5-Minute Crafts (@5.min.crafts)

Ndërkaq, një leukoplast elektrik me ujë mund t’i shërojë shumë shpejt plagët tuaja. Garza futuriste ka një fushë elektrike që ndihmon shërimin e plagëve kronike dhe lëndimeve të ndryshme. Gjatë testimit te kafshët, plagët e mjekuara me leukoplastët elektrikë u shëruan 30% më shpejt se sa plagët me fasha të zakonshme.

Shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Veriut thonë se gjëja më e mirë është që kostoja e prodhimit është e ulët. “Këto leukoplastë mund të prodhohen me kosto të ulët, vetëm disa dollarë”-tha Amay Bandokhar.

Plagët kronike janë plagë të hapura që shërohen ngadalë, disa edhe jo. Të tilla janë plagët te pacientët diabetikë. Mjekët thonë se janë problematike sepse përsëriten pas mjekimit dhe rrisin rrezikun e amputimit ose vdekjes. Trajtimet ekzistuese janë të kushtueshme, çka përbën pengesë për shumë pacientë.